A jua di vlerën i dashuri juaj?

  • 27 September 2016 - 10:02
A jua di vlerën i dashuri juaj?

Nuk jemi duke iu thënë që ta luani rolin e fëmijës së llastuar dhe të kërkoni që të jeni vazhdimisht në qendër të vëmendjes të të dashurit, por vetëm t’ia bëni me dije atij se sa vleni në të vërtetë, transmeton gazeta Kosova sot Online.

Rrini me shoqërinë e të dashurit tuaj

Tregojini atij se mund të rroni edhe pa të. Takohuni me shoqet tuaja sikur që bënit para se të ekzistonte miqësia me shokun më të ngushtë. Mund të rrini edhe me shoqet e shokët e ngushtë të të dashurit tuaj, jo për ta bërë xheloz, por për ta vetëdijesuar rreth vlerës tuaj. Do të shihni se kjo do të ketë ndikim që sjellja e tij do të ndryshojë për të mirë.

Jini shoqja e vetvetes

Nëse bëhet fjalë për miqësi midis një vajze dhe një djali, atëherë ajo mund të kalojë në diçka më tepër se aq. Disa djem preferojnë vajzat “e marra” dhe pasive, meqë, me vajza të tjera, ata ndihen të rrezikuar. Por, do ta pranoni se një djalë i tillë zor se mund të jetë ëndërr e ndonjë vajze. Bëjani me dije edhe shokut tuaj më të ngushtë se nuk ju duhet miratimi i askujt për t’i realizuar ëndrrat tuaja. Manifestoni vullnetin dhe shpirtin tuaj të pavarur.

Përqafojeni jetën në tërësi

Mundohuni që të bëheni personi më i gëzuar që keni parë ndonjëherë, nëse doni që të jeni më atraktiv për të dashurin tuaj. Natyrisht, këtë duhet ta bëni, në rend të parë, për veten tuaj, por është fakt që askujt nuk i pëlqen që të jetë në lidhje me një dështake, apo vajzë të mbyllur, të mjerë. Djemve iu pëlqen që të rrinë me vajza të cilat janë argëtuese dhe që e kanë personalitetin e vet. Por, nëse i dashuri juaj përkundër kësaj nuk ua di ende vlerën, atëherë ndoshta duhet të mendoni për ndarje nga ai, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tërhiqeni mbështetjen tuaj

Ka djem të cilët, meqë preferojnë vajzat e forta, të pavarura, duan një të dashur e cila do t’iu shërbejë si patericë, mbështetëse në jetë, duke iu dhuruar atyre dashuri, kujdes dhe mbështetje, sikur që bënte dikur nëna e tyre.

Nëse ofrimi i kësaj mbështetjeje është arsyeja kryesore e lidhjes tuaj, atëherë është koha që ta tërhiqni atë mbështetje herë pas here, meqë ai do t’ju marrë si të gatshme. Sapo të fillojë t’ia dijë vlerën mbështetjes tuaj, i dashuri juaj do të fillojë t’ju vlerësojë përsëri.

Bukuria gjendet në syrin e atij që shikon?!

Jo gjithherë. Për këtë shkak duhet t’i përkushtoni kujdes higjienës tuaj, të dukeni sa më e bukur që të mundeni dhe ta forconi sa më shumë vetëbesimin tuaj. Nuk ka asgjë më të hijshme sesa një person me vetëbesim të lartë. Edhe pse është e vërtetë që ka djem të cilët vlerësojnë kryesisht pamjen e jashtme të femrave, arritja e maksimumit të mundshëm ka për qëllim që vetë juve t’ju bëjë të lumtur. Por, me kalimin e kohës, këtë do ta vërejë edhe ai.

Thojeni të vërtetën troç

Nëse kanë dështuar të gjitha tentimet tuaja që t’ia bëni me dije se sa e rëndësishme jeni, atëherë ka ardhur koha që të flisni troç. Ruajeni gjakftohtësinë dhe vendosmërinë kur të diskutoni pritjet tuaja në lidhje sy më sy.

Ju meritoni dashuri, afekt dhe mbështetje po aq sa meriton edhe ai. Nëse i dashuri juaj nuk e vëren këtë, si dhe nëse nuk e përmirëson sjelljen e tij edhe pasi që i keni thënë sesi ndiheni, atëherë ka ardhur koha që ta leni atë dhe ta gjeni dikë tjetër, i cili do t’ua dijë kimetin.

Mos jini në dispozicion 24 orë në ditë

Nëse më parë jeni përgjigjur në çdo telefonatë të tij, tani filloni që t’i injoroni ca prej tyre. Bëjani me dije se bota juaj nuk sillet në tërësi rreth tij, apo vetëm rreth tij. Gjatë bisedave, mos e zgjat. I thoni se nuk keni mjaft kohë, se duhet të bëni “gjëra” me shoqërinë, apo thjesht, keni nevojë që ta kaloni kohën me veten tuaj. Kur të silleni kështu, duke mos qenë aty sa herë që të ketë nevojë, ai do të fillojë ta dijë më mirë vlerën tuaj. Nëse as kjo nuk bën punë, atëherë kapuça ka sa të duash. Mjafton që, herë pas here, t’ia bëni me dije atij se çka ka në dorë dhe çka mund të humbë.

(Kosova Sot)