Ja kur duhet të xhelozoni

  • 03 July 2015 - 09:21
Ja kur duhet të xhelozoni

Edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve, ajo mund të shndërrohet në një mjet të fortë për të shkatërruar marrëdhënien, të jeni të sigurta, se në 6 situatat e mëposhtme, çdo femër mund të bëhet xheloze dhe me të drejtë.

- Kur ai flirton me të tjerat. Është tërësisht poshtëruese dhe tregon një mungesë të theksuar të respektit të mashkullit ndaj femrës që ka në krah. Mund të bëheni xheloze sa të doni dhe të reagoni si të doni, pasi një gjë e tillë është me të vërtetë e rëndë për një femër.

- Kur mësoni gjëra të rëndësishme për partnerin, nga të tjerët. Nëse jeni me të vërtetë një çift, atëherë marrëdhënia mes jush duhet të konsumohet, deri në atë pikë që sekrete të rëndësishme të mos ketë dhe të jeni ju të parat që merrni vesh se cilat janë problemet apo vështirësitë më të mëdha të partnerit tuaj.

- Kur partneri juaj e konsideron punën më të rëndësishme se ju. Është shumë e vërtetë se paratë janë të rëndësishme, si për jetën në çift dhe për çdo hap që ju do të hidhni, por mbani parasysh se është më e rëndësishme ana njerëzore, sesa ajo materiale. Nëse i dashuri juaj i kushton më shumë rëndësi punën se sa ju, keni gjithë të drejtën e botës të bëheni xheloze.

- Kur ndieni se ai nuk kujdeset për ju. Është e rëndësishme që siç e jepni dhe i falni dashuri e përkujdes, në të njëjtën mënyrë t’jua kthejë. Çfarëdo arsye të ketë, është e pafalshme mungesa e interesit nga ana e tij, kundrejt jush. Bëjini të qartë se cilat janë aspiratat tuaja dhe cila është mënyra se si duhet t’ju trajtojë.

- Kur ai udhëton shumë dhe vetëm. Nuk ka asnjë arsye që meshkujt të udhëtojnë për një kohë të gjatë e për më tepër, të udhëtojnë vetëm. Edhe nëse është për çështje pune, përherë mund ta gjejë kohën për ju. Mundohuni të bëni sa më shumë udhëtime bashkë e jo të ndarë.

- Nëse ai blen gjëra shumë të shtrenjta. Në rast se keni një të dashur që fiton shuma të mëdha, është mirë ekonomikisht dhe blen përgjithësisht vetëm për veten e tij produkte të shtrenjta e me vlera të mëdha ndërsa për ju nuk kujtohet, atëherë është mëse normale që të ndiheni xheloze.