10 pyetje që duhet t'ia bëni vetes për të gjetur të duhurin

  • 28 February 2017 - 09:27
10 pyetje që duhet t'ia bëni vetes për të gjetur të duhurin

Disa njerëz gjejnë "shpirtin binjak" herët në jetë, kurse të tjerët kalojnë vite derisa të gjejnë të duhurin. Nëse ende jeni në kërkim të të duhurit, ja disa pyetje që duhet t'ia bëni vetes, trasmeton gazeta Kosova Sot

1. ÇFARË JU KA PËLQYER TEK ISH-I

Ish-at tuaj nuk janë krejt pa vlerë. Mund të përdorni përvojat tuaja me ta për të vendosur se çfarë dëshironi në të ardhmen nga një djalë.

2. ÇFARË NUK JU KA PËLQYER TEK ISH-I

Lista e gjërave që urreni për ish-in tuaj mund të jetë e gjatë me kilometra dhe kjo është e mirë. E di saktë- sisht se nga çfarë njerëz të kesh kujdes në të ardhmen.

3. PËRSE E PREFERONI NJË PERSON TË CAKTUAR, QË ËSHTË I FAMSHËM?

Ju tërheqin yjet? Lini anash dukjen, përse e pëlqeni aq shumë? Ndoshta mund të gjeni një djalë me specifika të ngjashme për të dalë me të.

4. ÇFARË CILËSISH I ADMIRONI TE MIQTË?

Djali me të cilin do të filloni një lidhje me gjasë është i ngjashëm me miqtë tuaj. Kjo do të thotë se mund të dëshironi të dilni me dikë nga grupi i miqve.

5. A DËSHIRONI TË MARTOHENI?

Nëse po, atëherë nuk duhet të lidheni me dikë që është kundër martesës. Vetëm se e gjithë kjo do të përfundojë keq.

6. A DËSHIRONI FËMIJË?

Kjo mund të shkaktojë prishjen e marrëveshjes. Pas së gjithash, nuk dëshironi që një djalë familjar t'ju bindë që keni fëmijë, diçka që nuk e keni pasur kurrë në plan të parë.

7. A DO TË DILNIT ME DIKË QË PI DUHAN E ALKOOL?

Nuk duhet të hiqni nga morali yt për një mashkull. Nëse jeni kundër përdorimit të drogave, mos dilni me një djalë që thith "bar", pa marrë parasysh sa i ëmbël është.

8. SI DUHET TË DUKET DJALI I ËNDRRAVE TUAJA?

Me gjasë nuk do të dilni me një djalë që përmbush të gjitha preferencat, por nëse të pëlqejnë flokëkuqët, shko pas tyre, kjo ju lumturon.

9. A MUND TA IMAGJINOSH TË ARDHMEN ME DIKË QË TASHMË E NJIHNI?

Nëse mund ta imagjinoni martesën me mikun tuaj më të mirë, atëherë është koha të lëvizni tutje. Rreziku do t'ia vlejë.

10. SA DO TË ISHTE DALLIMI NË MOSHË, ME TË CILIN DO TË PAJTOHESHIT?

A do të dilnit me dikë që është disa vite më i ri apo më i vjetër se ju/ nëse jeni në rregull me këtë (mos harroni se kjo është legale), atëherë duhet të fillosh t'i kërkosh djemtë jashtë grupit tuaj të bashkëmoshatarëve. 

(Kosova Sot)