Ngjarje e vërtetë: Besonte se do ta ndryshonte me mirësinë e vet (4)

  • 29 March 2017 - 17:07
Ngjarje e vërtetë: Besonte se do ta ndryshonte me mirësinë e vet (4)

Filloi të më tregojë për jetën me dajën. Kishte mbetur herët pa prindër dhe ai ishte i vetmi nga familja e afërt që u kujdes për të. Qysh si vajzë e vogël i mësoi të gjitha punët shtëpiake dhe ishte gjë normale që pas shkollës të përgatisë ushqim dhe të pastrojë. Kur hyri në pubertet, daja filloi që ta shikojë më ndryshe. Si grua, iu desh një kohë e gjatë për ta kuptuar se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tyre nuk është një gjë normale. Kur shkoi te psikologu i shkollës dhe i tregoi atij, dajën ia dënuan e atë e dërguan në jetimore. Kaluan shumë muaj derisa e bindën që ajo nuk është fajtore, për arsye se daja i saj është pedofil. Në të njëjtën kohë, vëllai im po e shkatërronte veten me alkool nëpër kafene. As që i ka shkuar mendja se së shpejti do të bëhej pjesëmarrës i një ngjarjeje të rëndësishme. Daja i verës ishte në burg të tipit të hapur, që do të thotë se nganjëherë ka mundur që të dalë në qytet. Në një mbrëmje e ka pritur Verën kur është kthyer nga shkolla dhe e ka sulmuar në mes të rrugës. E hodhi në tokë, ndërsa ajo e ka gjetur një gur dhe me të e ka goditur në kokë. Më pas ka hyrë në kafenenë ku ishte vëllai im dhe ka kërkuar ndihmë. Në atë moment vëllain tim e ka konsideruar si miqësor. I ka treguar për gjithçka, e Agimi më pas i ka ofruar ndihmë. - "Më as që do të të afrohet. Prej tani unë di të kujdesem për ty - i ka thënë. Shumë shpejt ajo u dashurua në të dhe mbeti shtatzënë. Agimi i ka propozuar martesë, e ajo mezi ka pritur një jetë të përbashkët. E dinte se çfarë është, por ishte e sigurt që mirësia e saj do ta ndryshojë. Dëshironte familje, siguri, dikë që e dashuron dhe kujdeset për të. Martesa me të i është dukur si një shpëtim. Pasi që m'i tregoi të gjitha, kuptova që ajo ishte e gatshme për gjithçka vetëm që daja të mos i afrohet më. Madje edhe për t'u martuar me Agimin, edhe pse e ka ditur se çfarë personi është. - Është dashur që ta vrasësh, jo vetëm t'ia humbësh vetëdijen - thashë unë. Për disa momente të dyja heshtëm, e mua më vinte keq për atë grua të re e cila ka vuajtur tërë jetën. - Pse nuk je ankuar më parë? Kur ta ka bërë atë gjë për herë të parë? Ke mundur ta lajmërosh, e ti ke heshtur. Duhet ta ndihmosh veten tënde - i thashë unë. - E ku do të jetoja? Kush do të kujdesej për mua? - Fakti që vëllai im të ka shpëtuar dhe është martuar me ty, nuk ia jep të drejtën që të sillet si daja yt. Askush nuk guxon të të rrahë. - Më beso, ndonjë shpullë e Agimit nuk është asgjë në krahasim me atë të kam përjetuar nga daja - tha ajo. Dëshiroja që ta shpëtoj atë grua të re, por nuk guxoja që të bëj asgjë shpejt dhe pa menduar. Agimi nuk bën ta kuptojë se i di të gjitha. Për këtë arsye i pyeta prindërit nëse mund të mi japin hua disa mijëra euro. - A je mirë ti? Ku t'ia marrim tërë ato para? E di edhe vetë se mezi ia dalim prej muajit në muaj! - tha nëna. - Për Agimin keni pasur gjithmonë, e për mua kurrë - u ankova unë. Provova që t'ua prek ndërgjegjen, por pa sukses. - Ai gjithmonë ka pasur nevojë për ndihmë - shtoi babai. - E di edhe vetë se sa na e ka përkeqësuar jetën. Mezi e kemi pritur martesën tij, e kur e pamë se do të bëhej baba, ia kemi dhënë të gjitha kursimet. Do të bënim gjithçka për ta kthyer në rrugë të duhur - justifikohej nëna. Për muaj më vonë kemi zhvilluar biseda të ngjashme, derisa e kuptova që me të vërtetë nuk do të më ndihmojnë. Me dëshirën që ta nxjerri Verën nga ferri i asaj martese, u punësova. Shefi ishte i ndershëm dhe mi paguante edhe orët jashtë orarit. Kaluan disa vite, gjatë të cilave Vera gjithnjë e më shpesh po duronte rrahjet, para se të kurseja para të mjaftueshme. Leoni tashmë kishte mbushur pesë vjet kur më në fund i thashë se kam para të mjaftueshme për të ikur nga të gjithë. - Kam kursyer për të shkuar në Australi. Atje e kam një shoqe të cilën nuk e njohin tanët. Atje me siguri nuk do të na kërkojnë - i thashë. E binda për orë të tëra deri në momentin kur pranoi. Në udhë- tim u nisëm të hënën. Pas shumë peripecive mbërritëm në Australi ku shoqja ime na ndihmoi që të vendosemi. Pas një viti e morëm lejen e qëndrimit dhe filluam të punojmë e para pak kohësh edhe e blemë një shtëpi me kredi, e cila veçanërisht Verës i duket si parajsë në tokë. /FUND/

NGA NESËR MUND TA LEXONI NGJARJEN E RE TË VËRTETË: E SHITA TRUPIN PËR TA KTHYER BIRIN TIM'  

(Kosova Sot)