< Ngjarje e vërtetë: Pse i rashë pishman që HYRA NË ATË VETURË (2) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė: Pse i rashė pishman qė HYRA NĖ ATĖ VETURĖ (2)

Ngjarje e vėrtetė: Pse i rashė pishman qė HYRA NĖ ATĖ VETURĖ (2)

I a doli që të zhvishej... Unë dridhesha si kurrë më parë. M’i kapi duart, unë u mundova ta kundërshtoja, ta shtyja, bile edhe ta kafshoja. E lusja Zotin që të më ndihmonte, qaja, e lusja që të më lëshonte, por nuk donte. Më nxori jashtë, më futi në automobil dhe atëherë e godita dhe disi ia dola të ikja. Vrapova në rrugë dhe thjesht u hodha para automobilit të parë i cili kaloi andej, thjesht që të ndalej. Falë Zotit dhe njerëzve të mirë që u ndalën, isha e shpëtuar. Kjo ishte gjëja e vetme që më vinte ndërmend. Më pyesnin se çka kisha, të gjitha ua tregova dhe më thanë që të shkoja në polici, por nga frika dhe paniku nuk doja. Doja vetëm të shkoja në shtëpi... Sapo arrita në shtëpi, bëra dush, meqë ndihesha e ndytë dhe e neveritshme, kështu që tërë natën as sytë nuk i mbyllja. Të nesërmen mezi flisja. Familjes sime nuk i tregova se çka më kishte ndodhur... Nëna pa se isha e çuditshme dhe më pyeti se a ishte çdo gjë në rregull, por nuk thashë asgjë, e mbaja fshehurazi. Atë mbrëmje u takova me të dashurin tim dhe i tregova se çka kishte ndodhur. Më tha se do ta vriste atë njeri, por unë reagova ashtu sikur, supozoj, do të reagonte çdo femër: “Të lutem, mos, unë vetëm dua të harroj”. Dhe me të vërtetë, në atë moment doja vetëm të harroja. Për të, kjo nuk ishte përgjigjja adekuate, prandaj filloi të më sulmonte. Dashuria ime e madhe u rrënua, i dashuri më la, meqë nuk më besonte më, i dukej sikur isha duke e mbrojtur atë që më kishte dhunuar... Gjithçka në jetën time ishte shkatërruar dhe asgjësuar, kishin mbetur vetëm mërzia, dhembja, vaji... Kur u ktheva në shtëpi, nëna pa se diçka me të vërtetë nuk ishte në rregull. Mblodha tërë guximin që kishte mbetur në mua dhe ia tregova të gjitha. Ajo filloi të qante bashkë me mua, babai gati u çmend nga shqetësimi, kurse vëllai im ishte aq i zemëruar, saqë u nis, doli në kërkim të atij që më kishte dhunuar. Falë Zotit që nuk e kishte gjetur... Të nesërmen në mëngjes me nënën dhe babanë shkova në polici. Ishte e tmerrshme të kaloje tërë ato marrje në pyetje dhe të përjetoja edhe një herë atë që kishte ndodhur. Rasti përfundoi në gjykatë dhe ajo ishte një betejë të cilën kurrë nuk do ta harroj. Për fat të keq, gjykata vendosi në dobi të tij, meqë nuk kisha mjaft dëshmi. Isha e poshtëruar më shumë se kurrë më parë, e pikëlluar, e pafat, e lënduar dhe e humbur. Nuk ia vlen të flas rreth frikës, me të cilën vazhdova që të ballafaqohesha edhe një kohë të gjatë. Por tani, kur kthehem prapa, mund ta ngreh kokën lart dhe të jem krenare që tani jam ajo që jam. Më së vështiri e pata ta falja, por e bëra edhe këtë, ua fala që të dyve dhe vazhdova përpara. Mësova se si të falja, të doja përsëri dhe, ajo që ka më së shumti rëndësi, të ballafaqohesha me të gjitha frikët dhe shqetësimet. Ky është tregimi im, e besoj se tregime të këtilla ka shumë, disa prej të cilave janë treguar me shije të hidhur, e disa të tjera kurrë nuk janë thënë. Shpresoj që ndokush do të nxjerrë sadopak mësim nga kjo që më ndodhi mua. (FUND)

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË Si ma shkatërroi jetën martesa me kumarxhiun?’

(Kosova Sot)

17 orë e 11 minuta më parë
19/11/17