< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (43) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (43)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (43)

Dushi nuk i kishte pëlqyer kurrë. kishte harxhuar tepër shkumë për larje, por nuk i vinte keq për këtë. Pas një dite të tërë të kaluar në pluhur, kënaqej në pastërtinë dhe aromën e lëkurës së saj. Flokët i lau me themel, i krehu dhe i mbështolli me peshqirin e madh. Meqë jashtë bënte nxehtë, vendosi që flokët t’i terte në mënyrë të natyrshme. Veshi mantelin dhe sandalet e bardha. Tërë trupin e leu me qumësht kozmetik, derisa në fytyrë vendosi krem hidratues. Solli një aromë të freskisë në kuzhinë. Redoni nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo. Ishte i vetëdijshëm që ajo nuk kishte veshur asgjë nën mantel. Sikur ai t’ia zgjidhte rripin, para syve të tij do të shfaqej trupi i saj i mrekullueshëm. Këtu je për ta njohur atë si njeri, si person, i thoshte vetvetes. Harro se sa e bukur është dhe sa e dëshiron trupin e saj! - Tryezën e paske shtruar për mrekulli! – i tha Laura, duke marrë pak bukë. - Sa s’më kishte rënë të fikët nga uria! - Ngadalë të të qes supë... – i tha ai, duke ia mbushur pjatën deri në fund. – Me të vërtetë qenka e shijshme. - Duhet ta dish se ia kam hequr yndyrën e tepërt dhe nuk i kam qitur shumë kripë. - Kështu duhet! – i tha ajo me falënderim dhe duke buzëqeshur. - Redon... – iu drejtua Laura, pasi që e shoi sadopak urinë me disa lugë supe. – A iu ke treguar familjarëve se çka të ka ndodhur? - Jo, nuk doja t’i bëja merak. Do të pushoj, do t’i kushtoj vëmendje shërimit tim, e nëse analizat nuk do të jenë të mira më pas, vetëm atëherë do t’u them se kam disa probleme shëndetësore. - Po, me gjasë kështu është më mirë... Si ia del pa cigare? - Kollaj! Këtu jam i relaksuar dhe nuk kam nevojë që me nikotinë ta largon stresin. Kam frikë vetëm mos po e teproj me ato ëmbëlsirat tua. - Ato mund t’i hash pa problem. Janë bërë nga mielli integral dhe përmbajnë në vete disa drithëra integrale. Natyrisht, janë të ëmbëlsuara me mjaltë. Redoni mbushi pjatën e vet dhe atë të sajën me mish të pulës dhe me patate të ziera. - Kjo pulë qenka e mrekullueshme – nuk mundi të mos fliste me gojën plot. – Si e ke përgatitur? - E zjeva deri diku, e më pas e poqa pak në furrë. Derisa ishin të nxehta, patateve u qita gjalpë dhe majdanoz të grirë. Besoj se kjo do të përshtatet për mrekulli me sallatën tënde. (vijon) 

(Kosova Sot)

17 orë e 0 minuta më parë