< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (45) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (45)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (45)

Trupi filloi t'i digjej, e kjo ishte gjëja e fundit që duhej t'i ndodhte atë mbrëmje. Për këtë shkak, vendosi që shpejt ta fillonte bisedën me Laurën. Meqë kjo edhe ishte arsyeja pse e kishte sjellë këtu, në vilë. - Darka ishte e mrekullueshme - e lavdëroi edhe një herë. - Kurrë nuk më kishe treguar se dije të gatuaje dhe, ku ke mësuar t'i bësh kështu punët e shtëpisë? Fytyra e saj, për një çast, mori një shprehje të dhembshme. - Nuk të kam treguar, meqë nuk flas me dëshirë për një temë të tillë... - Për cilën temë, Laura? - e pyeti ai i mërrolur, i vetëdijshëm se e kishte hapur një temë të dhembshme. - Rreth fëmijërisë time - tha ajo, pas një ofshame të thellë. - Do të doja të dija gjithçka për atë temë. Natyrisht, nëse je në gjendje që të ma hapësh zemrën. Ajo i buzëqeshi me besim. - Ty mund të të tregojë gjithçka... Sidomos tani, kur jemi shokë... Ai deshi që të kundërshtonte, por më pas kuptoi se nuk kishte të drejtë për një gjë të tillë. - Askush nga ata me të cilët rri tani nuk di për këtë sekret, askush nuk di për të kaluarën time. Atë e fsheh edhe nga vetja, e edhe nga të tjerët, sepse është e mundimshme dhe e errët. Nuk dua që të tjerët të më shikojnë me keqardhje. Kam lejuar që të më trajtojnë si mendjelehtë dhe person sipërfaqësor, sikur dikë për të cilin jeta është argëtim i vazhdueshëm. Një trajtim i tillë nga ana e të tjerëve ma hap mundësinë që vazhdimisht të jetoj në të tashmen, që kurrë të mos kthehem në të kaluarën. Pas vërshimit të mendimeve shqetësuese, Redoni ia doli që të konstatonte se, nga tendosja, i ishte shtanguar trupi. Me tërë qenien e tij ai përgatitej që ta dëgjonte një tregim rrëqethës, e cila do ta mposhtte dhe turpëronte. - Kisha gjashtë vjet kur vëllai im më i vogël vdiq nga meningjiti - mezi filloi të fliste Laura. - Gjithçka kishte ndodhur brenda pak ditësh... Pas vdekjes së Albertit, në familjen tonë u krijua një situatë tepër e vështirë. Asnjëri nga ne nuk mund të bëhej i fortë, që ta përballonte një tragjedi të tillë. Im atë u dha pas alkoolit, e nëna u bë e varur nga tabletat e qetësimit. Që të dy mbetën pa punë, kështu që situata jonë financiare u bë e padurueshme. Vetëm tre muaj pas vdekjes së Albertit, vdiq edhe nëna. I kishte ra një druri me automobil. Pas obduksionit u pa se ajo ishte nën ndikimin e fortë të sedativëve. Të gjithë thoshin se ajo kishte bërë vetëvrasje. Kam frikë se edhe unë mendoj ashtu. Kam frikë që unë, vajza e saj, nuk isha për të arsye e mjaftueshme që të vazhdonte të jetonte. (vijon) 

(Kosova Sot)

21 orë e 16 minuta më parë