< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (49) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (49)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (49)

-Çfarë ka ndodhur me babanë tënd - e pyeti me një lloj frike, duke pasur frikë nga më e keqja që kishte mundur të ndodhte. -Ka ndërruar jetë para pesë viteve. Nga cirroza në mëlçi. Kam provuar mjaft që ta parandaloj vdekjen e tij. Ia dërgoja të hollat e para që i fitoja, në mënyrë që ta shëroja nga alkoolizmi. Tash po mundesh ta marrësh me mend, se të gjitha të hollat i ka shpenzuar nëpër kafene... Më vonë ia kam paguar një trajtim, për të hequr dorë nga varësia ndaj alkoolit, por ishte arratisur edhe nga aty. Të hollat e mia nuk kanë mundur t'i ndihmojnë. Ngjashëm sikurse dhe mua, të hollat nuk më kanë sjellë fat. Xhepat plot me të holla më kanë sjellë siguri financiare, por jo edhe atë që më së shumti e dëshiroj, dashurinë dhe rrethin familjar. Redoni, në ato momente të vështira për Laurën, ia kishte kujtuar një gjë që e kishte lexuar moti për dashurinë. Dikush e ka shkruar që dashuria të mos ju takojë atyre që janë të përsosur, por përkundrazi, atyre që janë të lodhur dhe të thyeshëm, që brenda vetes mbajnë një mundim të brendshëm dhe dhimbje. Deri në atë moment, ai Laurën e kishte konsideruar si një femër me bukuri të përsosur, si dashnore, pranë së cilës ishte pa telashe. Disi hiqte një barrë. Si, ashtu si i tillë, kishte mundur ta dashuronte? Por, tani, kur e ka kuptuar mundimin e saj, kur e ka kuptuar se sa e dobët dhe e plaguar që ishte, tashmë mund ta dashuronte, tashmë po mundej ta shihte rolin e tij në jetën e saj. -Eja këtu tek unë... - e thirri, duke ia hapur duart, në mënyrë që të shtrihej në gjoksin e tij. Ajo menjëherë iu përgjigj në mënyrë pozitive thirrjes dhe ftesës së tij. Ju afrua, vendosi kokën në gjoksin e tij dhe e tëra u mbështet mbi të. Në mënyrë të qetë ajo po qante, e Redoni nuk po dëshironte ta parandalonte vajin dhe lotin e saj. Ishte ky një vajtim se po s'lirohej nga gjithçka, se tashmë po përshëndetej me të kaluarën e hidhur, plot me dhimbje. Ai po e ledhatonte nëpër kokë, duke u ndjerë fajtorë, që atëherë, pikërisht atëherë, nuk kishte mundur t'ia pranonte se e dashuronte. E dinte se kjo do t'i ndihmonte, se pikërisht ndihej si personi më i vetmuar në botë. -Më fal Redon, që gjatë argëtimit tonë isha aq imponuese... Laura e ka shokuar me një lutje si kjo. -Aq shumë kam dëshiruar të më dashurosh ... Aq shumë kisha nevojë për dashurinë tënde... Nga të gjithë njerëzit që kanë kaluar përmes jetës sime, vetëm dashurinë tënde kam dëshiruar ta fitoj. Gjithë të tjerët për mua nuk kishin rëndësi. As meshkujt e as femrat. Mu për këtë arsye, kohë pas kohe, e kam mashtruar veten time se ti më dashuron, se më dashuron mua, dhe se kujdesesh për mua. (vijon)

(Kosova Sot)

3 orë e 14 minuta më parë