< Zihem qëllimisht me partnerin për të takuar ish të dashurin, por ai… - Dashuri - Kosova Sot
Zihem qėllimisht me partnerin pėr tė takuar ish tė dashurin, por ai…

Zihem qėllimisht me partnerin pėr tė takuar ish tė dashurin, por ai…

E dashura psikologe: Unë qëllimisht po shkaktoj probleme me të dashurin tim, në mënyrë që të gjej kohë për seks me ish të dashurin tim, por e di që ai po më përdor.

Unë jam 34 vjeqare dhe kam dy vajza nga martesa ime.

Babai i tyre është abuziv.

Ai nuk shqetësohet më për vajzat dhe ato janë më mirë nëse nuk e shohin atë.

Kur dështova në martesë, takova ish të dashurin.

Ai është 32 vjeç, beqar dhe rri në një kafe ku unë shkoj ndonjëherë.

Unë rashë thellësisht në dashuri me të, por ne u ndamë pasi ai më tradhtoj mua.

Ndërsa partnerin aktual e kam takuar në internet.

Ai është 35 vjeç dhe unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie kaq të bukur më parë.

Ai më trajton mua dhe fëmijët në mënyrë perfekte.

Ish i dashuri im thotë se është zhvendosur për të ardhur afër meje për seks.

E di që ai nuk dëshiron një marrëdhënie me mua, por kur partneri im është në punë dhe vajzat në shkollë, e ftoj atë dhe përfundojmë bashkë në shtrat.

Unë e dua partnerin tim, por nganjëherë e lë ata anash dhe e kthej ish të dashurin.

Unë dje jam zënë me të qëllimisht dhe ai shkoj tek motra e tij.

Kur unë i shkrujta ish të dashurit, partneri im sapo zbriti nga makina.

Qfarë ka që nuk shkon me mua?

Psikologia përgjigjet:

Ju ndoshta jeni e tërhequr nga burrat që nuk ju trajtojnë me dashuri dhe respekt, sepse një burrë i tillë ka luajtuar rol në fëmijërinë tuaj, ndoshta babi apo njerku.

Një marrëdhënie abuzive ju mban të lidhur. Ju nuk jeni mësuar me mirësinë dhe barazinë në marrëdhënien me partnerin tuaj.

Por nëse marrëdhënia juaj është e fortë dhe e përmbushur, mos e lini ish të dashurin t'ua shkatërroj atë.

Këto janë shumë të dëmshme për vajzat tuaj.

Ato duhet të rriten duke besuar në sjelljet normale dhe se historia nuk duhet të përsëritet.

Fshini ish të dashurin tuaj nga telefoni dhe bllokojeni atë. Mos shkoni atje ku rri ai.

Vendosni për një marrëdhënie të freskët me njeriun tuaj ose do të përfundoni duke e humbur atë.

(Kosova Sot)

17 orë e 54 minuta më parë