< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (58) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (58)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (58)

E kishte dërguar nga dalja e sallës, duke mos kushtuar vëmendje atyre që njihte, të cilët ju ishin drejtuar dhe po i thërrisnin. Edhe pse gjithë kohës Laura po tërhiqte dorën prej tij, ai nuk po ia lejonte një gjë të tillë dhe nuk po lejonte të ndahej prej tij. E kishte larguar nga salla ku kishte plot njerëz dhe ishin vendosur në një kënd, ku mund të bisedonin lirisht.

 -Të faleminderit, ishte ky një gjest prej heroit!

- Laura iu sul. Duke dashur të largohej prej tij. Pasi që nuk dua të jemi bashkë, më sigurt është të ndahemi, lamtumirë.

 -Vetëm një moment – përsëri e kapi për dore, dhe po e mbante.

– Nuk e kam ndërmend të ndahem prej teje, shumë nxehtë i tregoi, duke e shkuar në atë mënyrën që ia shprehu dashurinë e tij. As tani e as kurrë më. Asaj i kishte pëlqyer atë që e kishte parë në sytë e Redonit, por nuk guxonte të shpresonte shumë.

-Çfarë do të thoshte kjo – ia tha atij me mllef? Buzët i shkuan në një buzëqeshje të këndshme.

– Se të dashuroj, dhe se pjesën tjetër të jetës sime dua ta kaloj me ty. Vallë po mendon se duhet ta shpaguash gjithë atë dëm që ma kë bërë duke më martuar.

 -E dashura gruaja ime – ia vendosi që të dy duart në bel dhe e tërhoqi nga vetja, duke e shtyrë të mbështetej në të.

 – Amë dëgjon ti mua? Ta thashë se të dua. Të dua Laura! Sytë iu mbushën me lot, e dora i shkoi te fytyra e Redonit.

– Mos bëj shaka me këtë. Ti as nuk e di... I erdhi një forcë dhe ajo u mbështet në gjoksin e Redonit. -Ti as nuk e ke idenë sa shumë të dashuroj... – e përfundoi fjalinë e vet e mbushur me lot.

-E di, e di më e shtrenjta ime... –po e ledhatonte nëpër kokë. –Unë e di sa shumë më dashuron ti dhe jam shumë i lumtur për këtë. Dashuria jote është kapitali më i madh për mua. Asgjë për mua nuk ka rëndësi më të madhe në jetë, se të më dashuron mua e unë të dashuroj ty.

 -Unë e di se çfarë ju kam thënë të tjerëve, se nuk të dashuroj, se për ty jam për seks. Nuk është dashur ta bëj këtë, në pyetje ishte një eksplodim i mllefit, eksplodim i nervozës sime.

-Në kohën kur kishte ndodhur ajo bisedë, unë me të vërtetë nuk e kam ditur se çfarë ndjeja për ty. Unë vetëm e kam ditur se nuk dëshiroj të të humbas. Kisha nevojë që të njoh më mirë, që të kaloj një kohë më të gjatë me ty, në mënyrë që t’i vërtetoj ndjenjat e mia. Ndoshta mënyra se si e kam bërë këtë atëherë ishte e gabuar, por unë i kam marrë përgjigjet që më kanë munguar. E kam kuptuar se të dashuroj shumë, dhe se ti je gruaja me të cilën unë dëshiroj të plakem. Do të më bëje mashkullin më të lumtur në botë, nëse do të pranosh që të martohesh me mua Laura. /vijon/

(Kosova Sot)

7 orë e 40 minuta më parë