< Gjërat që nuk duhet të bëni kurrë para seksit, ndryshe eksperienca do të jetë e sikletshme - Dashuri - Kosova Sot
Gjėrat qė nuk duhet tė bėni kurrė para seksit, ndryshe eksperienca do tė jetė e sikletshme

Gjėrat qė nuk duhet tė bėni kurrė para seksit, ndryshe eksperienca do tė jetė e sikletshme

Raportet intime me partnerin ose partneren janë gjithnjë të këndshme, por sidomos kur nuk bëni disa “gabime” para aktit.

Më poshtë keni të ilustruara 5 veprimet që nuk duhet t’i bëni kurrsesi para se të kryeni marrëdhënie intime, për të mos e kompleksuar veten tuaj… 

1.Mos merrni medikamente të caktuara

Antihistamines (ilaçet antialergjike) thajnë membranat mukozale sidomos membranat e organit gjenital femëror.

2.Nuk duhet të hani ushqime pikante

Nëse në një moment e çuat ndërmend të hanit atë byrekun pikant që gatuat për drekë, duhet të merrni përsipër edhe rrezikun që ushqimet pikante ndryshojnë aromën karakteristike të vaginës suaj. Ato shkaktojnë gjithashtu fryrje të barkut dhe gazra, të cilat nuk janë aspak të këndshme gjatë aktit seksual.

3.Mos pini alkool

Një gotë verë mund ta bëjë mbrëmjen më interesante, por nuk është aspak ide e mirë sidomos për meshkujt. Një studim në Universitetin e Missouri-St. Louis ka dalë në përfundimin se 11 për qind e përdoruesve të alkoolit kishin probleme në arritjen e orgazmës. Meshkujt që pinë e kanë të vështirë të përjetojnë ereksione.

4.Mos u depiloni

Të depilohesh disa orë para seksit, është vendimi më i keq që mund të merrni. Jo vetëm që lëkura do t’ju irritohet, por folikulat e qimeve do të jenë të hapura dhe lehtësisht mund të infektoheni.

5.Mos përdorni ushqime gjatë marrëdhënies seksuale

Ushqimet e përdorura gjatë seksit, të tipit si çokollata apo mjalti mund të bëjnë një mjedis perfekt për lulëzimin e baktereve

 (Kosova Sot)

20 orë e 34 minuta më parë