Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (16)

  • 21 November 2017 - 13:12
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (16)

KAPITULLI I KATËRMBËDHJETË

 Kthimi në shtëpi nuk e kishte lumturuar. Thuajse zemrën e kishte lënë në banjë dhe thuajse asgjë më nuk mund ta bënte të lumtur. Banesa, në të cilën po jetonte tash e sa vite, disi ju duk i vogël. I pengonin gjërat më të vogla të cilat dikur si vërente. Kur Blerimi e kishte thirrur në telefon, nuk ishte përgjigjur. I nevojitej vetmia për ta kuptuar se çfarë kishte bërë. Nata paraprake e kaluar me Drenin ishte si ëndërr. Butësia e tij e kishte befasuar - një mashkull aq i fortë dhe i fuqishëm, sa me butësi e prekte dhe e ledhatonte. Deri herët në mëngjes ia kishte puthur trupin. Mirëpo, kur kishte mbetur vetëm e kishte kuptuar se ishte dashuruar. Një dashuri e tillë në moshën e saj mund të ishte e rrezikshme. Kthimi në shtëpi e kishte bindur edhe më shumë në këtë fakt. Ajo po ecte si një zombi dhe vetëm në mbrëmje e kuptonte se ai nuk ishte aty, për t'ia dëgjuar zërin. Mirëpo, kur ishte bërë ora tetë, Ganja e kishte humbur guximin e saj. Po qëndronte e ulur me shpresë pranë telefonit të saj dhe ia kishte hapur sytë, duke pyetur se çfarë do të bëhej me të. Tash, ditët që i kishte kaluar me Drenin i dukeshin se kishin ndodhur diku shumë larg, aq jo reale saqë i dukej se secilës gjë në jetën e saj i kishte dhënë një kuptim tjetër, se si i ishin rritur sytë dhe shkëlqimi në ta. Dhe, kishte vendosur që të mos e thërriste në telefon, por, nëse atij i ka mbetur tek ajo, nëse e dashuron dhe e pëlqen ashtu si i kishte thënë, le ta thërrasë ai. Kështu, deri në mesnatë vonë telefonin e kishte mbajtur në duar, edhe pse ai nuk kishte cingëruar asnjëherë të vetme. Ia doli dikur të flinte, por në ëndërr ishte shfaqur fytyra e Drenit, kështu që mëngjesin e ardhshëm e kishte pritur e nervozuar, pa durim dhe shumë e pikëlluar dhe e zhgënjyer. E dinte se gjithçka tashmë kishte marrë fund.

KAPITULLI I PESËMBËDHJETË

Jeta ishte kthyer në shinat dhe rrjedhën e njohur. Ganja kishte thënë me vete se është e fortë se mundet të kapërcejë gjithçka, por nganjëherë binte në depresion dhe qante aq shumë me lot, thuajse po binte shi. Nga Dreni më nuk mund të besonte në dashuri. Sikur ta kujtonte, ai do ta thërriste së paku ta vërtetojë nëse ka mbërritur shëndosh dhe mirë, por pasi që kjo nuk ndodhi, iu desh që të shpresonte edhe për shpresën e fundit se diku po e pret një dashuri dhe një martesë. Nëse edhe do të martohej përsëri, mendonte, këtë do ta bëjë se me dikë do ta vrasë vetminë, e jo për faktin se e dashuron çmendurisht. Blerimin e kishte shmangur për një kohë të caktuar, por në fund kishte provuar që ta gjejë ngushëllimin te ai. Kishin vazhduar që të takoheshin dhe shiheshin sikurse edhe që kishin bërë para se ajo të shkonte në banjë, megjithëse e kishte vërejtur se gjithnjë e më shumë Blerimi kishte filluar të lidhej për të, dhe se gjithnjë e më shumë po gjente kohë që të takoheshin dhe shiheshin së bashku. Për të ishte krejt e njëjtë, zemra e saj kishte përjashtuar secilën mundësi që zemra e saj të përjetojë ndjenja më të thella që kishin të bëjnë me dashurinë. Drenin e kishte larguar nga zemra dhe koka e saj dhe vetëm pas tre muajve, lirisht mund të thuhej se ajo tashmë po qëndronte fort në tokë, dhe se mund t'i kontrollonte emocionet e veta. Askujt nuk i kishte folur rreth asaj se çfarë i kishte ndodhur në pushimin e shkurtër, e madje as Gentës. Këtë e ruante si fshehtësi të vetën personale, të jetës së saj. Puna e saj e zakonshme në postë kishte vazhduar si gjithmonë, e ditët përsëri ishin të njëjta, pa ndonjë risi dhe pa ndonjë vlerë.

(Kosova Sot)