MËNYRA EFEKTIVE PËR TA NXJERRË VETEN NGA SHPËRBËRJA

  • 21 November 2017 - 21:49
MËNYRA EFEKTIVE PËR TA NXJERRË VETEN NGA SHPËRBËRJA

Nëse je këtu, është për faktin se po mendohesh si ta tërhiqni veten e të shpëtoni nga shpërbërja. Nëse kaloni nëpër një prishje të marrëdhënies apo ndarjes, atëherë mendoni se kurrë më nuk do të ndiheni mirë. Por, edhe nëse e shikoni tani, gjithmonë ka një dritë në fund të tunelit. Nga natyra dhe me kalimin e kohës do të filloni të ndiheni më mirë, por nëse jeni dëshpëruar, ja disa mënyra për ta rimarrë veten.

FOTOGRAFIA E MADHE

Provoni ta hiqni mendjen nga gjërat aktuale dhe shikoni fotografinë e madhe. Me gjithçka që ka shkuar, a mendoni se porsa e keni humbur të 'duhurin'? E vërteta është se nëse do të ishte i duhuri, atëherë me gjasë do të ishit ende baskë. Mendimi për dikë që të jetë beqare është e vështirë, por rehatohuni me faktin se 'deti është përplot me peshq'.

LEXONI NDONJË LIBËR

Mënyrë e mirë për ta ushqyer shpirtin derisa ta shpërqendroni mendjen dhe të ikni në ndonjë vend tjetër është duke marrë me vete një apo dy libra të mirë. Janë shumë libra që mund t'i gjeni 'online' që ju sugjerojnë libra që mund t'jua ndryshojnë jetën dhe nuk ka kohë më të mirë tani për ta ndryshuar jetën. Merreni një libër dhe një batanije dhe zhdukuni për pak kohë.

BËJENI NJË PLAN

Nganjëherë mundet t'ju ndihmojë të jeni proaktive dhe mos të zhyteni në të kaluarën tuaj. Nëse porsa keni dhënë fund një lidhjes së gjatë, atëherë do të ketë detaje me të cilat do të merreni dhe aranzhime për t'u bërë. Bëni një plan të fortë, thirrini mendjes dhe ecni përpara. 

USHTRONI

Ushtrimet janë puna e fundit ndoshta që do t'i bënit pas një ndarje të dhimbshme, por këtë nuk duhet ta injoroni sesa efekt pozitiv mundet t'i ofrojë mendjes tuaj të shqetësuar.

KUSHTOJI KOHË VETES

Me gjasë më shumë do të kaloni kohë duke menduar për partnerin tuaj sesa për veten, por tani kur keni dalë nga një situatë si kjo, është koha që të fokusoheni në veten tuaj dhe në mirëqenien tuaj. Rilidhu me veten tende, bëni disa udhëtime të shkurta dhe trajtojeni veten me pushime luksoze.

HIQNI DORË NGA ALKOOLI

Pa marrë parasysh se çfarë bëni, mos guxoni të deheni dhe të ktheheni në kontakt me ishin. Është puna më e keqe që do ta bënit, sepse vetëm sa do ta prolongonit vuajtjen tuaj, që duhet të jetë një ndarje e pastër, e ju të ecni përpara. 

(Kosova Sot)