Shkodranja: Më tha nuk dua të të lëndoj, por unë dua përsëri e përsëri!

  • 22 November 2017 - 18:46
Shkodranja: Më tha nuk dua të të lëndoj, por unë dua përsëri e përsëri!

Një vajzë ka rënë në dashuri me personin e ndaluar! Ajo tregon se dashuron një burrë të martuar, të cilin nuk mund ta ketë kurrë.

“Në fakt nuk e kisha menduar kurrë që do të arrija të shkruaja për historinë time, por kam nevojë për mendime të ndryshme.

Dashuroj një burrë të martuar dhe jam e lidhur me të prej 13 muajsh.

Sapo e takova për herë të parë ndjeva një goditje dhe ishte dashuri me shikim të parë nga ana ime.

Ai është një malësor i pashëm, i zgjuar dhe mashkulli më kavaljer që kam njohur ndonjëherë. Ama është i martuar.

Ne po përjetojmë një histori të fortë pasioni.

Takohemi 1 herë në javë dhe bëjmë dashuri për orë e orë të tëra.

E ndjej aq fort, sa e tillë nuk jam ndjerë kurrë më parë.

Por pastaj ai ikën në shtëpi dhe sigurisht që nuk mund ta telefonoj.

Gjatë ditës flasim dy ose tre herë në telefon.

E ndjej që edhe ai është i përfshirë. Por nuk mund të dalim në publik.

Ndihem shumë keq që nuk e kam, as bukë nuk më hahet më.

Vazhdoj ta bind veten që të zbres më këmbë në tokë, që këto histori nuk kanë të ardhme, por unë dua përsëri e përsëri të jem vetëm me të.

Dua të dal me djem të tjerë, të më heqin mendjen dhe t’i jap vetes mundësi të tjera, por sërish përfundoj tek i dashuri.

E dua jetën vetëm më të.

Mendoj se është dashuria e vetme dhe më e madhe e jetës time.

Por është shumë e vështirë të jetoj kështu.

Ai më tha që në fillimi se nuk mund të më garantojë asgjë dhe se kurrë nuk do të më donte të më bënte të vuaja ose të më lëndonte.

E nisëm si aventurë, por kam nisur të fantazoj për një të ardhme së bashku…”, shkruan ajo

(Kosova Sot)