E reja: Këtë Krishtlindje do të fejohesha, djali shkodran më bëri për serume kur…

  • 11 December 2017 - 20:20
E reja: Këtë Krishtlindje do të fejohesha, djali shkodran më bëri për serume kur…

Një vajzë e re priste që këtë Krishtlindje të zyrtarizonte historinë e saj të dashurisë, por në vend të kësaj ka pësuar zhgënjimin e jetës.

“Përshëndetje!

Jam një 24-vjeçare dhe kam 4 vite e lidhur me një djalë në Shkodër.

Ai është shprehur gjithmonë se është i dashuruar me mua dhe unë doja me gjithë fuqitë e mia që ne të dy të fejoheshim këtë Krishtlindje.

Por në vend që tani të ishim duke u bërë gati për fejesën, ai më doli një gënjeshtar i paparë.

Ai gjithmonë më bënte mua moral mbi virtytet dhe besnikërinë.

Gjithmonë më ka mburrur tek miqtë dhe kushërinjtë e tij se sa me fat është që do të ketë në krah një grua si unë…

Pas shumë telefonatave të çuditshme që merrte kur ishte edhe me mua, e si dilte me vrap jashtë për të folur nisa të dyshoj se ma dridhte.

Derisa arrita ta mësoja nga vajzat e konviktit se e kishin parë te një lokal në pedonale duke u puthur hapur krejt me shoqen time më të mirë.

Aq shumë jam shokuar nga kjo gjë, sa kam përfunduar në serume.

Në fakt miqtë tonë të përbashkët ishin të vetëdijshëm për këtë, por nuk kishin guximin të më tregonin për sa kohë ajo ishte shoqja ime më e mirë.

Tani çfarë duhet të bëj ?????

Do doja t’i shikoja të dy të vdekur…”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)