SHENJAT E QARTA SE LIDHJA JUAJ KA ARRITUR "PIKËN E VLIMIT" - Dashuri - Kosova Sot
SHENJAT E QARTA SE LIDHJA JUAJ KA ARRITUR "PIKËN E VLIMIT"

SHENJAT E QARTA SE LIDHJA JUAJ KA ARRITUR "PIKËN E VLIMIT"

P ërditë rreth 3 milionë njerëz dalin në takime. Këto takime mund të bëhen lidhje serioze ose martesë, por nuk mund të fshihen faktorët që sjellin te ndarja. Psikologët thonë se këto shenja janë të dukshme se lidhja nuk është në rrugë të mirë dhe se duhet të ndërmerrni diçka të ndryshoni nëse e dashuroni ende partnerin.

NUK KENI FOTOGRAFI TË PËRBASHKËTA

Nëse partneri nuk dëshiron që të fotografohet dhe rrjetet shoqërore i kontrollon një herë në vit, nuk duhet të brengoseni se nuk keni foto të përbashkëta. Por, nëse ai rregullisht fotografohet dhe i publikon, duke injoruar fotot e përbashkëta, keni arsye për brengë. Ai ose ka turp ose nuk dëshiron ta reklamojë lidhjen tuaj.

MË SHUMË PËLQENI TË SHIKONI FILM SESA TË FLISNI NË TAKIM

Nuk ka gjë të keqe të shikoni filmin e preferuar kohë pas kohe, por nëse në secilin takim shikoni filma apo në kompjuter, kjo nuk është normale. Kini kujdes në emocionet që keni pasur pas një takimi si ky. Nëse nuk keni çfarë t'i thoni njëri-tjetrit, kjo është për t'u brengosur.

MEZI GRINDENI NDONJËHERË

Në përgjithësi, ndonjë grindje është e mirë, por vetëm atëherë kur jeni të qetë dhe e dëgjoni njëri-tjetrin çfarë ka për të thënë. Mirëpo, nëse nuk grindeni, apo nëse pas 10 sekondave harroni se çfarë ka kërkuar njëri nga tjetri, kjo është shenjë se lidhja juaj nuk është e shëndetshme.

RRALLË E PËRQAFONI NJËRI-TJETRIN

Këtu ekzistojnë dy opsione për zhvillimin e lidhjes. I pari është ajo kur partneri tregojnë ndjenjat e tyre në mënyra të ndryshme. Mund t'ju ziejnë gjellë të hijshme, blejnë dhuratë të bukur apo ju ndihmojnë kur keni nevojë. Por, çfarë nëse njëri apo të dy partnerët nuk pëlqejnë përqafimet? Këtë duhet ta pranoni ose të provoni të flini për këtë. Opsioni tjetër është se partnerët nuk kanë ndjenja për njëritjetrin. Atyre nuk ju interesojnë gjërat në dashuri dhe nuk tregojnë dashurinë e tyre në mënyra të ndryshme. 

(Kosova Sot)

8 orë e 55 minuta më parë
17/10/18