Robotët e seksit do të jenë në gjendje të tradhëtojnë pronarët e tyre - Dashuri - Kosova Sot
Robotët e seksit do të jenë në gjendje të tradhëtojnë pronarët e tyre

Robotët e seksit do të jenë në gjendje të tradhëtojnë pronarët e tyre

Robotët e seksit së shpejti do të jenë në gjendje të tradhëtojnë pronarët e tyre dhe të thurin gënjeshtra rreth kësaj tradhëtie.

Rebejah Rousit, një kërkuese shkencore në Universitetin e Jyvasklës në Finlandë, foli në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar mbi Dashurinë dhe Seksin me Robotët në Londër për marrëdhëniet në zhvillim midis njerëzve dhe robotëve, duke u fokusuar tek tradhëtia.

“A do të jenë njerëzit të konkurojnë me tërheqjen fizike dhe intelektuale të robotëve, veçanërisht nëse ata janë duke kërkuar partner të përsosur dhe ideal? Duhet të shqyrtojmë nëse robotët do të kenë dëshirat e tyre seksuale dhe çfarë i motivon këto dëshira,”-tha ajo në konferencë.

Rousi është një eksperte në ndërveprimin njerëzor me teknologjinë dhe sugjeroi që kur partnerët tanë robotikë do të bëhen më të sofistikuar, natyrisht do të duan të marrin kontrollin.

“Nëse qëllimi përfundimtar është krijimi i robotëve autonome që janë në gjendje të mendojnë dhe ndjehen të pavarur, shanset e njeriut për të ruajtur pushtetin brenda këtyre marrëdhënieve janë mjaft të margjinalizuara,”-tha ajo, sipas Daily Star.

(Kosova Sot)

12 orë e 4 minuta më parë
16/08/18