‘Mikro-tradhtia’ në rritje: Jeni duke e tradhtuar partnerin, pa e kuptuar as vet - Dashuri - Kosova Sot
‘Mikro-tradhtia’ në rritje: Jeni duke e tradhtuar partnerin, pa e kuptuar as vet

‘Mikro-tradhtia’ në rritje: Jeni duke e tradhtuar partnerin, pa e kuptuar as vet

A keni qenë duke e tradhtuar partnerin deri tash dhe nuk e keni ditur as ju vet?

Ju mund të jeni mikro-tradhtare! Kjo është fjalë e re, ndërsa psikologia australiane, Melanie Schilling, ka shpjeguar se çfarë nënkupton ky term dhe si të zbulohet një tradhtar i këtij lloji.

Melanie ka shpjeguar se mikro-tradhtia është një seri e veprave të ‘vogla’ të cilat shërbejnë si indikatorë se një person është i përqendruar fizikisht ose emocionalisht në një person jashtë lidhjes.

“Ju mund të jeni duke e ‘mikro-tradhtuar’ burrin nëse në mënyrë të fshehtë lidheni me një person tjetër në rrjete sociale, nëse keni shaka private me dikë tjetër, nëse e nënvlerësoni lidhjen tuaj, etj.’, ka shpjeguar psikologia për Femail.

Këto janë të gjitha shenja se jeni duke filtruar me dikë dhe po e mbani fshehtë nga partneri. Nëse keni diçka për të fshehur, pyeteni veten përse!

Mënyra më e lehtë për të kuptuar nëse ju apo partneri jeni duke mikro-tradhtuar, është nëse po i mbani gjërat fshehtë.

Edhe pse ‘simptomat’ e mikro-tradhtisë dhe miqësisë mund të jenë të njëjta, Melanie thotë se shumë lehtë mund t’i dalloni këto dyja. 

(Kosova Sot)

14 orë e 28 minuta më parë
21/08/18