Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm pasi që u ndava nga ai (3)

  • 23 January 2018 - 18:15
Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm pasi që u ndava nga ai (3)

- Shpresoj se puna pas orarit të paguhet – bërtita, duke u befasuar edhe veten time me ironinë me të cilën u ballafaqova. Saimir kërceu sikur ta kishte kafshuar gjarpri, e femra e kishte kapur fustanin nga dyshemeja, për t’i mbuluar gjinjtë e saj.

- Gjithçka mundem të shpjegoj, Blerina – po fliste i trishtuar burri im.

- Me të vërtetë? Hajde, jam shumë e interesuar ta dëgjoj versionin tënd – iu përgjigja unë, duke mos e kuptuar se prej nga gjithë ajo gjakftohtësi.

- Shiko, na ka ndodhur që… - filloi Saimiri, por nuk kishte trimëri dhe guxim të vazhdonte.

- Krejt është e qartë dhe e thjeshtë, ashtu po më duket mua – vazhdova unë. Mendoj se këtu nuk ka gjë për të shpjeguar. Nuk e thashë asnjë fjalë më shumë. Ia ktheva shpinën dhe me hapa të shpejtë u nisa në drejtim të veturës. Në ato momente mllefi im arriti kulmin dhe ia plasa vajit. Si ka mundur të ma bëjë këtë? Kurrë nuk kam menduar se pikërisht kjo do të më ndodhte mua, neve. Por pse, kam dhënë gjithçka nga vetja ime në mënyrë që atij dhe fëmijëve të mos ju mungonte asgjë, isha me të në momentet më të vështira dhe e kam ngushëlluar. Dhe tani kur gjërat u nisën për të mirë, ai ka vendosur gjithçka të shkatërrojë me tradhtinë e tij. Nuk po mund të besoja!U ktheva në shtëpi krejt e thyer. Në korridor morra në thua në sandalet e Saimirit. E zemëruar i morra në duar dhe hapa derën për t’i hedhur jashtë, por u gjenda fytyrë me fytyrë me burrin tim.

- Nuk kam dëshiruar që ta kuptosh në këtë mënyrë – po murmuriste. - Ndoshta do të ishte më mirë të më dërgosh një telegram – iu drejtova në mënyrë ironike, duke dëshiruar që në këtë mënyrë ta mbuloj pikëllimin tim. - Unë… - u pikëllua dhe kapi fytyrën me duar, duke u ulur në kauç. Po, pikërisht në kauçin në të cilin po qëndronte shtrirë, derisa unë po vdisja nga puna.

- Shiko – iu përgjigja me mllef – mos ma aktro viktimën, sepse kjo te unë nuk ndezë. Të lutem, merri gjërat tua dhe zhduku nga kjo shtëpi, menjëherë. - Por Blerina, mos vallë… - po tingëllonte në panik. - Çfarë? Të të hedh përjashta? Po, pikërisht këtë po e bëj, e për të tjerat vet je fajtor. Kur arritën fëmijët nga shkolla, e takuan Saimirin duke i paketuar valixhet dhe po pyeteshin e çfarë po ndodh.

- Le t’jua shpjegojë ai – u përgjigja. - Nëna dhe unë kemi pasur disa mospajtime – u tha Saimiri – dhe atëherë… E shikova ashpër dhe e luta të mos i gënjente fëmijët. Do të duhej ta dinë të vërtetën, ishin mjaftueshëm të rritur për ta kuptuar, e pos kësaj, ky lajm nuk ishte më fshehtësi dhe të gjithë po flisnin për të.

- Nuk e di si t’jua them këtë… - vazhdoi.

- Po provon të na thuash që, ndoshta, thashethemet janë të vërteta, të cilat po qarkullojnë – pyeti Roberti. - Çfarë? Ti e ke ditur dhe nuk më ke thënë asgjë – u befasova duke e shikuar djalin tim.

- Këtë e kam dëgjuar që mbrëmë. As nuk pata kohë që t’jua them edhe juve, mes tjerash, për asnjë moment nuk e kam besuar këtë – u mbrojt ai. Reagoi sikurse edhe unë. E kuptova në përgjithësi.

- A do të ma shpjegosh edhe mua për çfarë bëhet fjalë – u përfshi në bisedë Edita. - Babai e ka tradhtuar nënën me shefen e saj – ia shpjegoi shkurt Roberti.

- Po bën shaka – u shtang në vend Edita.

- Për fat të keq nuk po bëj shaka – u përgjigj biri im duke ulur kokën.

- Por kjo nuk është e mundur – bërtiti ajo, e duart e saj po i fërkonte nëpër trup.

- Nuk ke mundur të bësh diçka të tillë, më thuaj se nuk e ke bërë, baba! - Unë, nëna juaj nuk po më lë as ta shpjegoj, menjëherë e ka sjellë vendimin dhe … - po provonte të mbrohej Saimiri. Përsëri e heshta me shikim të ashpër. - A do t’ju tregosh fëmijëve se si ju kam zënë së bashku? – e kërcënova. (vijon)

(Kosova Sot)