Ngjarje e vërtetë: Si ma ndryshoi jetën një FEMËR E PANJOHUR (3) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė: Si ma ndryshoi jetėn njė FEMĖR E PANJOHUR (3)

Ngjarje e vėrtetė: Si ma ndryshoi jetėn njė FEMĖR E PANJOHUR (3)

- Arab, a persian, a... – thash disi me budallallëk, për çka të dy ia krisëm gazit.

- Ferid... – filloi ajo, por për shkak të gazit, nuk mundi të fliste menjëherë: - Ferid, a mund të ndaleni diku, shkurt? Më duhet të shkoj në WC. Dhe, përndryshe, unë jam Hana. Tanimë ishim afër një vendi të përshtatshëm, ku edhe ashtu kisha zakon të ndalesha për ta pirë një kafe, prandaj pohova me kokë, duke u përpjekur që të mos qeshja më. Edhe pse aroma e pranverës ishte shumë e theksuar, bënte jashtëzakonisht freskët, me gjasë për shkak të erës i cili lëshohej nga kodrat dhe malet. Restoranti i cili ofronte ushqime të thjeshta dhe kafe të fortë dhe që ishte i rregulluar në stilin tradicional, kishte një tarracë të vogël ku nuk kishte mysafirë, ndoshta për shkak se dielli nuk ia kishte dalë ta largonte atë freskinë e erës, apo ndoshta për shkak se, në atë pjesë të ditës, në gjysmë të orarit të punës, nuk kishte kushedi sa udhëtarë, të cilët do të ndaleshin aty. Hana megjithatë kërkoi që kafen ta pinim në tarracë, e pasi që unë fillova të ankohesha, paksa i hutuar, ajo vetëm ma bëri me dorë, duke më treguar se pinte duhan, gjë që donte të thoshte se, për shkak të asaj vartësie të veten, ishte e gatshme ta duronte edhe freskinë e theksuar. Që të dy porositëm vetëm kafe, së cilës i vinte një aromë e mrekullueshme, e kur Hana ma ofroi një cigare, e refuzova, duke i thënë se nuk pija duhanin më. U hutova pasi që vërejta se ajo ishte duke më shikuar me vëmendje, duke mos ditur se çka priste nga unë, e kur e pyeta a i duhej ndonjë gjë, më shpjegoi: - Ju më thatë se nuk e pini duhanin “më”, gjë që d.m.th. se më parë e keni pirë. Përvoja mua më ka mësuar se ish-duhanxhinjtë preferojnë tepër shumë që të mbajnë ligjërata rreth dëmeve të duhanpirjes dhe dobive të lënies së duhanit. Pra, urdhëroni! Jam në pritje të ligjëratës. Ia bëra me kokë duke buzëqeshur me këtë provokim të vogël: - Epa, kësaj here nuk do të ketë kurrfarë ligjëratash. Unë nuk e bëj këtë. thënë sinqerisht, ende nuk e kam pranuar faktin se nuk jam përdorues i duhanit. Nuk kam më kriza të varësisë, por cigarja ka qenë për një kohë të madhe pjesë e identitetit tim.

- Pse e keni lënë duhanin?

- Hanës i dukej interesante përgjigjja ime. Mu desh të mendoja paksa para se t’i përgjigjesha: - Meqë pirja e duhanit me të vërtetë nuk është e shëndetshme dhe për shkak se më ishte mërzitur duke u mërdhirë në rrugë, apo në të ashtuquajturat tarracat me nxehje në kafene. Isha mërzitur edhe nga mendimet e vazhdueshme, kur do të dilja jashtë për ta plotësuar atë nevojë. Hana paksa u mërrol duke menduar për atë që thashë, e më pas mori një pozë goxha argëtuese, e cila duhej të tregonte se do të thoshte diçka me rëndësi: - Mua, kështu anash, më duket se jeni të prirë për t’i vënë vetes përpara qëllime dhe kufij të panevojshëm. Dhe, tani nuk e kam fjalën për vetë pirjen e duhanit. Sikur ta jetonit jetën tuaj sipas një programi, të cilin e ka shkruar dikush tjetër. U zmbrapsa nga fjalët e saj. Duke analizuar se si një vajzë kaq e bukur, e cila më shihte për herë të parë, mund t’ia qëllonte aq mirë rreth asaj që mua më mundonte tash e disa muaj. Kafen e pimë në qetësi, ajo e thelluar në mendimet e veta, duke fiksuar shikimin diku në një pikë të pacaktuar, e unë duke e shikuar atë herë pas here, fshehurazi. As sa do të doja në ato momente të isha si ajo, të rrija ulur aq i relaksuar, me këmbë të shtrira, përkundër erës, i kënaqur me veten time dhe i liruar nga shqetësimet dhe planet. Gjatë udhëtimit në vazhdim thuajse nuk folëm fare, me përjashtim të disa komenteve rreth pamjeve të natyrës. Për ndonjë arsye tepër të thellë, tanimë të harruar, si dhe përkundër vullnetit tim, mendoja rreth asaj sesi kisha vënë kufij, rreth vendimeve që i kisha marrë. Nuk i isha përgjigjur thirrjes së dashurisë, por për t’ua bërë qejfin prindërve të mi, të cilët të gjitha frikët i kishin shkrirë në ambicien e drejtuar kah ajo që i biri ta zinte një post dhe ta arrinte një siguri materiale, të cilën ata vetëm mund ta ëndërronin. (vijon)

(Kosova Sot)

10 orë e 19 minuta më parë
18/02/18