Rrëfehet djali : E virgjër e virgjër, por kur u fik drita më la pa frymë…(+18)

  • 06 February 2018 - 17:03
Rrëfehet djali : E virgjër e virgjër, por kur u fik drita më la pa frymë…(+18)

Një djalë ka shokuar me atë që i ka ndodhur natën që pritej të ishte speciale për të dhe vajzën me të cilën ka zgjedhur të kalojë jetën. 

“Si kaluat? Si jeni? Jam një 34-vjeç kuksian dhe në jetën time kam pasur disa lidhje.

Por nusen e njoha përmes një kushërirës time në Shqipëri dhe nisa bisedat në distancë.

Gjatë bisedave ajo më tha që nuk kishte patur asnjë djalë në jetën e saj. E besova!

Kur u takuam, kur ajo erdhi këtu sepse unë akoma nuk mund të lëviz jashtë Anglisë, erdhi edhe momenti që do të rrinim bashkë.

Atë natë ajo dukej shumë e shqetësuar gjatë gjithë darkës.

Por thoja hajt se e ka për herë të parë dhe ka emocione.

Kur nisëm të bënim çfarë kishim për të bërë nis kjo e më thotë që ka patur një histori në gjimnaz, por ai djali nuk e mori.

Më erdhi plasja në ato momente. Kisha bërë tërë atë sakrificë ta merrja këtej e ajo më gënjeu. Mbeta pa frymë sinqerisht.

Nuk e preka. Dola nga shtëpia se doja ajër dhe reflektiva. Kuptova që është vajzë e mirë, e këto gjëra i ndodhin kujtdo.

E fala. Nuk di nëse kam bërë mirë apo keq, por ne jemi sot në pritje të fëmijës tonë të parë dhe jam i lumtur me të.

Kështu që zgjodha t’i besoj ndjenjës dhe jo llogjikës. Faleminderit”, shkruan ai. 

(Kosova Sot)