Bëj seks me njerkën sapo babai ikën në punë (+18) - Dashuri - Kosova Sot
Bëj seks me njerkën sapo babai ikën në punë (+18)

Bëj seks me njerkën sapo babai ikën në punë (+18)

Në rubrikën “Deidre” të “The Sun” është publikuar historia jo e zakontë e një djali 24-vjeçar i cili është përfshirë në një marrëdhënie intime me njerkën e tij. Ai ka kërkuar mendimin e psikologes Deidere për këtë situatë duke treguar të gjithë historinë:

“Shkoj në shtrat me njerkën time, sapo babai niset për në punë. Ajo është e pangopur. Unë jam 24-vjeç ndërsa ajo është 37. Babai është 44 dhe ata janë martuar 4 vite më parë. Babai është divorcuar me mamanë kur isha 10 vjeç. Mami pati një lidhje jashtëmartesore, dhe tani jeton jashtë dhe nuk shihemi shpesh. Unë dhe motra jetojmë me babin, edhe pse ajo është në Universitet. Unë punoj turn i tretë në një call centre banke. Është punë pasive dhe kjo më ka lënë pa jetë sociale. Të gjithë shokët e mi kanë një jetë stabël. Njerka ime ishte në panik një mëngjes, pasi kishte shpërthyer një tub nga banjo dhe uji kishte arritur deri në kuzhinë. Sapo do mbyllja ujin, na ra tavani por fatmirësisht nuk u lënduam. Po qeshnim me të madhe, ndërsa njerka po mundohej të mbulohej pasi peshqiri i kishte rënë disi. Më kërkoi falje ndërsa unë i thash se kisha parë dhe më parë.

Ajo dukej shumë bukur me flokët e lagur dhe me trupin e saj të mrekullueshëm. Pastruam vendin dhe të dy shkuam lart të bënim dush. Ajo po shkonte e para por u ndal dhe më tha që meqë i kisha parë të gjitha mund t’i bashkohesha asaj në dush. Ajo dukej kaq seksi. I vendosa duart rreth saj, dhe filluam të putheshim. Më erdhi kaq natyrshmë, ndërsa bëm seks në krevatin e babait. Ishte e gabuar, por u ndjeva kaq mirë. Tani shkoj çdo mëngjes të bëj seks me të sapo babi ikën në punë. Ndihem fajtor dhe dua ti jap fund, por nuk mundem” – përfundon ai.

(Kosova Sot)

19 orë e 28 minuta më parë
19/06/18