Mitet e ndarjeve të mëdha

  • 06 March 2018 - 15:52
Mitet e ndarjeve të mëdha

Disa gjërat që i keni mësuar në lidhje me ndarjet janë komplet gënjeshtra. Prandaj kemi përpiluar një listë të miteve që të gjithë ne duhet të ndalojmë së besuari

Sepse nuk ishte “zyrtare”, nuk mund të jesh kaq e pikëlluar

Edhe nëse kurrë nuk ke dalë me dikë të caktuar, jeni të lejuara të jeni të pikëlluara për të. Prandaj dashuria është e tillë.  

 Për ta harruar dikë, duhet të lidheni me dikë

Në fakt është shumë më mirë që të prisni një kohë derisa të shëroheni dhe ta kaloni në tërësi ndarjen paraprake për të filluar që të dilni me dikë tjetër. Mund ta shërosh veten. Nuk ke nevojë edhe për një mashkull tjetër.

 Kurrë nuk mund të kthehesh te ish-i

Jo, që t’i kthehesh përsëri ish të dashurit jo gjithmonë është ide e mirë. Natyrisht, nganjëherë ish të dashurit mund të bëhen edhe bashkëshort[ dhe bashkëshorte. Secila situatë është ndryshe nga tjetra.

Ende mund të jeni miq

Është ekstremist rrallë për ish të dashurit që për vite të mbesin miq pas ndarjes. Edhe kjo është e mundshme, por nuk është e shpeshtë dhe e zakonshme, kështu që mos e maltretoni veten nëse nuk mund të jeni afër me ish personin e dashur.

Duhet të përfundoni gjithçka

Gjithmonë është mirë që t’i përfundoni gjërat, por nuk do të ndodhë gjithmonë. Nganjëherë, dikush do të ndahet nga ju pa jua treguar arsyen apo pa ju dhënë mundësinë për të thënë lamtumirë. Është diçka që thjeshtë duhet ta tejkaloni.

Nuk duhet ta fshini nga Facebook-u

Duke e fshirë nga rrjeti shoqëror nuk do t’ju bëjë të dukeni më të hidhur. Në fakt do t’ju ndihmojë të ecni tutje. Sa më pak ta shihni fytyrën  tij/saj, aq më mirë.

Duhet t’i tregoni botës se je më i fortë se ai/ajo

Nuk ke nevojë të dëshmosh asgjë. Nuk ke pse të shkosh vërdallë, duke u shtirur se je i/e lumtur me një tjetër mashkull/femër. Bëj gjithçka që ju bën të lumtur, jo atë që mendoni se do t’i bëjë të tjerët përreth të lumtur.

Shfaqu ku ai duket bukur

Seriozisht, kush e ka menduar këtë përnjëmend, duket qesharak. Së pari, nëse ju është dashur të kërkoni për ta gjetur, ju do të përfundoni të dukeni si një ish i/e çmendur, apo edhe më keq. Në vend të kësaj, përse mos të tentoni të dukeni krejt ‘coll’, thuajse të gjithë mund të jeni miq.

(Kosova Sot)