FAZAT E RËNIES NË DASHURI

  • 20 March 2018 - 16:52
FAZAT E RËNIES NË DASHURI

A keni kaluar ndonjëherë nëpër shtigjet e rënies në dashuri? Ah, rënia në dashuri nuk ka gjë si kjo. Për të qenë të përgatitur kur kjo të ndodhë, ja fazat e rënies në dashur

TËRHEQJA FIZIKE

Kjo është, natyrisht, gjëja e parë që e vëreni, sa tërhiqeni nga një person në nivelin fizik. Kjo mund të mos jetë faktori më i rëndësishëm, por është një nga të parët në linjën e fazave të rënies në dashuri.

MIQËSIA

Më pas filloni të bëheni më miqësor me personin më shumë në nivelin platonik, duke e kuptuar se keni gjëra të përbashkëta dhe se personalitetet tuaja janë një përshtatje e hatashme.

LIDHJA

Është momenti kur të dy filloni ta kuptoni se miqësia juaj e re, përzier me tërheqjen fizike, ka potencialin që të dalë në diçka tjetër. Mund të jetë shikimi, një fjali, apo një veprim i vogël.

TAKIMI I PARË

Më pas ecim me takimin e parë, edhe nëse e keni njohur këtë person kohë më parë para këtij momentit, ende është një përvojë me nervozizëm dhe me ankth, por për fat të mirë i mbushur edhe me ndjenja.

KALIMI BASHKË I KOHËS

Filloni të kaloni gjithnjë e më shumë kohë me këtë person, më shumë se me ndonjërin nga miqtë tuaj më të mirë. Kjo është koha kur e kuptoni se e keni gjithnjë e më prioritet të madh në jetë.

TAKIMET FAMILJARE

Më pas e bën atë vendimin e madh për t'i njohur familjet e njëri-tjetrit. Ky është moment ky është moment i madh, sepse do të thotë se lidhja juaj më nuk është vetëm midis jush, janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë

TRI FJALËT E MËDHA

Epo, nuk ka gjë më mirë se ta përfundoni një punë me një marrëveshje dhe t'i thoni atë që po pret ta dëgjojë. Duke i thënë "Të dua ty" është e lehtë, por ta thuash vërtet kur e ndjen për të parën herë bart një peshë të madhe. Një peshë të mahnitshme.