Kisha seks të mrekullueshëm në pushime, por jo me burrin tim...

  • 19 April 2018 - 14:09
Kisha seks të mrekullueshëm në pushime, por jo me burrin tim...

E dashura psikologe: Unë kisha seks në pushime, por nuk kisha me burrin tim. Megjithatë, ishte aq mirë dhe nuk ndihem fare fajtore për këtë.

Nuk kam pasur marrëdhënie seksuale në martesën time për dy vjet dhe as dashuri. Ne kemi qenë të martuar për 15 vite dhe kemi vajzat binjake 11 vjeqare. Unë jam 40 vjeqare dhe burrim im është 43 vjeqar.

Kam humbur interesin për seks pas lindjes së vajzave, por tani kam arritur një kohë në jetën time kur kam më shumë besim dhe ndihem mirë fizikisht.

U përpoqa t'i tregoja bashkëshortit tim që ndihem e humbur dhe trishtuar, sepse nuk ka dashuri mes nesh. Ai u pajtua që do të përpiqet më shumë, por tha se seksi nuk është i rëndësishëm për të.

Më pëlqen jeta me të, por nuk dua një martesë pa seks.

Kam qenë në Ibiza me motrën time disa ditë vjeshtën e kaluar.

Në natën e fundit një djalë filloi të më fliste mua. Nuk kishte tërheqje seksuale por unë ndjeva një lidhje me të. Ai është 37 vjeqar. Që nga ajo kohë kemi filluar të shkruajmë. Unë i thash se jam i martuar, por ai nuk dëshiron që unë ta lë burrin për të.

Rezervuam për të shkuar në Ibiza me motrën time sërish, por ajo ishte e sëmurë dhe unë shkova vetë.

Takova atje djalin tim të pushimeve. Kishim një darkë të këndshme dhe ai tha se kishte rezervuar një dhomë hoteli për natën.

Seksi ishte i shkëlqyer dhe më bëri të kuptoj se sa i rëndësishëm është për mua.

Unë dua t'i kthej gjërat në rrugë me bashkëshortin tim, por duket se ai është i kënaqur kështu sic jemi.

Psikologia përgjigjet: Kjo ka të bëjë më shumë se sa me seksin, por edhe me komunikimin.

Ju nuk mund të keni seks të mirë, nëse nuk keni komunikim të mirë jashtë dhomës së gjumit.

Burri juaj punon shumë për të ju dhënë jetë të mirë, por kjo ndoshta është stresuese për të, duke e bërë të vështirë që ai të shkëmbehet nga modealiteti i punës në atë të shtëpisë. Stresi poashtu rrezikon seksin.

(Kosova Sot)