Keni ndërmend të zgjidhni unazën e fejesës? Më parë hidhini një sy këtij trendi

  • 25 April 2018 - 09:51
Keni ndërmend të zgjidhni unazën e fejesës? Më parë hidhini një sy këtij trendi

Kohët e fundit është vënë re një prirje e zëvendësimit të unazës së fejesës ose martesës. Për shumë prej nesh mund të tingëllojë e çuditshme por është pikërisht ‘pirsing’ ajo e cila po zëvendëson unazën.

Në fakt kjo gjë ka disa të mira, pasi nuk shqetësohemi se unaza për të cilën na është dashur shumë kohë ta zgjedhim ka humbur. Mjaftojnë vetëm disa minuta dhe unaza juaj do të jetë në gisht, pa u lodhur duke kërkuar sa tek një dyqan tek një tjetër. Çmimet janë të ndryshme, për ata të cilët kanë menduar një unazë diamanti edhe ‘pirsing’ vjen në këtë version. Njerëzit të cilët kanë zbatuar këtë trend ndihen mjaft të kënaqur dhe tregojnë se ‘pirsing’ është më praktik se unaza. 

(Kosova Sot)

Image