7 sekretet që femrat u fshehin partnerëve të tyre

  • 26 September 2018 - 09:52
7 sekretet që femrat u fshehin partnerëve të tyre

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se çfarë lloj intimitetesh u fshehin femrat britanike partnerëve të tyre.

Pjesëmarrëset në studim kishin një mesatare prej të paktën tre sekretesh, sipas të dhënave të botuara nga “The Sun”.

Rezultatet tregojnë se gjysma e grave të anketuara mbajnë sekret trajtimet e bukurisë që përdorin për të krijuar iluzionin se kanë bukuri natyrale.

Shtatë sekretet më të shpeshta:

Sa shpenzojnë për rroba (17%).
Pesha reale (14%).
Sa të dashur kanë pasur realisht (13%).
Sa shpenzojnë për produktet e bukurisë (12%).
Që heqin qimet te mjekra (10%).
Kanë spiunuar ish-in e partnerit të tyre me Facebook (10%).
Depilojnë gishtat e këmbës (8%).

(Kosova Sot)