Burrat duan familje më herët se gratë

  • 03 September 2015 - 12:34
Burrat duan familje më herët se gratë

Burrat britanikë duan familje në të 20′tat, ndërsa gratë mendojnë moshën 32 vjeçare si ideale për të pasur fëmijën e parë.

Të dyja palët mendojnë se 2 është numri ideal i fëmijëve. Burrat duan një fëmijë jo më vonë se të 35-tat ndërsa gratë mund të presin deri në moshën 41 vjeçare.

Gratë janë të njohur për insiktin e tyre të mëmësisë por në kundërshtim me perceptimin e përgjithshëm, janë në fakt burrat që duan të nisin familjet herët, nëse besojnë studimin e ri nga vijnë këto të dhëna.

Në fakt, sipas studimeve, mesatarisht meshkujt britanikë e duan fëmijën e parë 3 vite më herët sesa femra respektive.

Ata konsiderojnë moshën 29-vjeçare si momenti ideal për fëmijën e parë, ndërsa femrat do të prisnin derisa sa të mbushnin 32 vjeç, për t’i dedikuar fundin e të 30-ave e fillimin e të 40-ave lindjes së mëtejshme të fëmijëve.

Studimi përfshiu 1.732 qytetarë britanikë, të gjithë nga mosha 18-39 vjeç, që nuk kishin fëmijë dhe që gjendeshin në një marrëdhënie për 2 vitet e fundit.

Fillimisht ata u pyetën nëse kishin dëshiruar ndonjëherë fëmijë dhe 88 përqind e meshkujve u përgjigjën “Po” krahas 79 përqind e femrave. Ata që u përgjigjën pozitivisht u pyetën më pas edhe për numrin e dëshiruar të fëmijëve dhe përgjigja e tyre ishte: 2 fëmijë.

Zëdhënësi i VoucherCloud, që u mor me kërkimin tha: “Në 2-3 dekadat e fundit ka pasur një ndryshim domethënës në mendimet e meshkujve dhe femrave kur bëhej fjalë për prindërimin.

Roli i të famshmëve ka ardhur duke u bërë gjithmonë e më tërheqës, si për shembull David Beckham, Brad Pitt dhe Jamie Oliver, kështu që nuk është aspak surprizë që meshkujt ndihen më komodë në të qënit baballarë” .

Ai pohoi gjithashtu se “Ka pasur një ndryshim domethënës lidhur edhe me punën e të dyja gjinive jashtë shtëpisë; kështu femrat përqëndrohen te karriera dhe shumica kanë pasur sukses.”