Femrat që mbesin beqare për një kohë të gjatë përfundojnë më të lumturat

  • 15 October 2018 - 17:42
Femrat që mbesin beqare për një kohë të gjatë përfundojnë më të lumturat
Ose ndoshta dikur kanë qenë në një lidhje të tillë, vetëm për ta gjetur veten të braktisur dhe të vetmuar

Nëse flisni me gra të cilat kanë qenë beqare për një periudhë të gjatë kohore, atëherë ju do ta vëreni një nivel të kënaqësisë, nëse jo të lumturisë, në mënyrën se si e shikojnë mungesën e angazhimit në një lidhje afatgjate.

Arsyeja e saktë prapa lirisë së tyre emocionale është e vështirë për t’u theksuar, megjithatë vërehet një ndjenjë e pamohueshme e një komoditeti që duket se mungon mes femrave që janë të përkushtuara në lidhje serioze afatgjate.

Pavarësisht se arsyet prapa këtij fenomeni janë të paqarta, disa spekulime i sugjerojnë disa mundësi të ndryshme.

Ndoshta këto femra janë të pamësuara për atë se çfarë do të thotë të jesh gruaja apo e dashura e dikujt, ose ndoshta janë aq komode si beqare saqë çdo gjë tjetër do t’ju dukej e panatyrshme.

Ose ndoshta dikur kanë qenë në një lidhje të tillë, vetëm për ta gjetur veten të braktisur dhe të vetmuar.

Pavarësisht arsyes, femrat që mbesin beqare për një kohë të gjatë përfundojnë më të lumturat.

Një trajtë interesante e këtyre femrave është komforti personal jo vetëm me vetveten, por edhe me mungesën e intimitetit në jetët tyre të përditshme.

Ato nuk janë komode vetëm me vetminë; atë janë të kënaqura në heshtje dhe në të tashmen.

Femrat që janë beqare për periudha të gjate kohore përfundojnë më të lumturat sepse mungesa e një partneri ua mundëson atyre t’i ndjekin ambiciet edhe qëllimet që i kanë pa hezitim apo faj. 

 

(Kosova Sot)