Gjërat që meshkujt i dëshirojnë, por kurrë nuk jua thonë

  • 16 October 2018 - 11:00
Gjërat që meshkujt i dëshirojnë, por kurrë nuk jua thonë
Si qenie njerëzore, njerëzit nuk janë gjithmonë më të mirët në tregimin e shkathtësive të tyre komunikuese. Kurdo që dëshironi t'i shprehni emocionet tuaja me miqtë dhe familjen, djemtë gjithnjë i mbajnë ndjenjat e tyre të mbyllura në një kuti. Ja gjërat që meshkujt i dëshirojnë, por kurrë nuk jua thonë.

DËSHIRON TA DASHURONI PLOTËSISHT Djemtë nganjëherë pëlqejnë të aktrojnë krenarin dhe nuk tregojnë dobësitë e tyre që ju t'i shihni, por e vërteta është se duan t'i dashuroni me gjithë zemër. Ata e ndjejnë nëse dashuria është gjysmake e kjo nganjëherë i bën të tërhiqen në vete nga frika se do të lëndohen.

DËSHIRON T'I BESONI Ekziston ky stereotipi i djemve që pëlqejnë ta luajnë të fortin për t'u zbavitur me vajzat në mënyrë që ato të jetë të interesuara, por në realitet, meshkujt duan që t'ju besoni qind për qind. Ai pëlqen të shihet si një shtyllë e forcës dhe besnikërisë për juve, por se jo gjithmonë i gjen fjalët e duhura për ta kërkuar këtë.

DËSHIRON QË GJËRAT TË JANË TË THJESHTA Përsëri, ekziston ky nocioni që djemtë pëlqejnë të luajnë lojëra me vajzat për t'i mbajtur gjërat interesante dhe eksituese, por me gjasë meshkujt preferojnë ta jetojnë jetën dhe të dashurohen në mënyrën e modës së vjetër. Me gjasë nuk e thotë atë për frikën apo akuzimin se mos nuk po mundohet mjaftueshëm, derisa ai kërkon që gjërat të janë aq të thjeshta.

DËSHIRON T'JU BËJË TË LUMTUR Shumica e meshkujve duan t'ia hedhin paq derisa duan të quajnë atë imazhin e djalit të fortë, por thellë diku ai e di se do të bëjë gjithçka për t'ju bërë të lumtur. Mund të mos e thotë këtë për të mos ju brengosur, derisa në vazhdimësi do të mendojë për gjërat financiare për t'u siguruar në mënyrë që t'ju kënaqë me jetën përgjithmonë.

URREN TË JETË DJALË I KEQ Ka një tjetër nocion që meshkujt në marrëdhënie marrin personifikimin si 'djali i keq' derisa i thonë jo partneres së vetë për të mos i bërë disa gjëra, që shpesh fajësohen për gjërat pa qenë faji i tyre. 

(Kosova Sot)