Roman dashurie:Si u dashurova në ty (31)

  • 17 October 2018 - 16:13
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (31)

Ashtu e lënduar fizikisht dhe shpirtërisht mundohesha që të shkoja këmbë e duar te Kyle. Mbërrita te këmba e tij. "Kyle? Kyle?" fillova që ta thërrisja me një zë të dëshpëruar. Pashë gjoksin e tij duke lëvizur, kokën e tij duke u kthyer, duke më kërkuar. Ai ishte i shtrirë në bark, me fytyrë teposhtë. Faqja i ishte bërë me pluhur, derisa nga balli i dilte gjak. U futa nën dru, me ç'rast fustani mu kap në një degë dhe mu shqye, duke vënë në pah cullakun tim në ato momente të sikletshme. Rrëshqita dhe u rrëzova. Pash se Kyle mundohej të ngrihej, por nuk mundej. Gjendej nën dru. Në fytyrë vazhdonin t'i mblidheshin pika të gjakut, të cilat më pas, të përziera me shi, binin poshtë. Më pas pashë diçka që më tmerroi. Druri jo vetëm që kishte rënë përmbi të, por një degë e tij e kishte shpuar anë-përtej. Posa pashë këtë, bërtita edhe një herë, por me një zë më të ulët, meqë kishte filluar të më linte fuqia. Iu afrova disi, ia fshiva shiun nga fytyra, gjakun nga faqja. "Kyle?" Kjo ishte një pëshpëritje, mezi e dëgjueshme. "Nell… të dua". "Do të jesh mirë, Kyle. Edhe unë të dua", thash duke u munduar që ta largoja drurin, duke e shtyrë me shpinë. "Do të të shpëtoj, do të të dërgoj në spital. Do të jesh mirë... do të shkojmë në Stanford së bashku". Druri lëvizi, por Kyle ulëriu nga dhembja. "Ndal, Nell! Ndal"! "Jo… jo. Më duhet të të nxjerr nga këtu". E shtyva drurin përsëri, por rrëshqita në baltë dhe rashë me kokë për druri. U rrëzova afër tij. ai bëri të pamundurën, duke ma kapur dorën. "Nuk mundesh, Nell. Vetëm më mbaj për dore… Të dua". Sytë e tij kërkonin fytyrën time, sikur të donin ta memorizonin për herë të fundit. "Të dua, Kyle. Do të jesh mirë, të premtoj. Do të martohemi... të krijojmë familje". Fjalët sikur vetë dilnin nga goja ime. E detyrova veten që të ngrihesha në këmbë. Fillova që të vrapoja drejt veturës. Derisa doja ta merrja çantën nga xhami i thyer, një copë e xhamit ma gërvishti dorën, por e shqetësuar si isha, nuk ndjeva aspak dhembje. Me dorën e thyer mbështeta çantën për gjoksi, e me dorën tjetër fillova që ta kërkoja celularin. Pasi që e gjeta atë, fillova si e marrë që ta fërkoja xhamin, me qëllim tërheqjes së çelësit. Çanta më ra në baltë, por nuk u mërzita. "Emergjenca, urdhëroni", tha një zë i ëmbël e i qetë femre. "Është rrëzuar një dru... i dashuri im ka ngelur përfundi. Më duket se është lënduar seriozisht. Më duket se një degë... ju lutem... ejani sa më shpejt". Nuk mund ta njihja zërin tim, me një ton të tmerrit në të. "Ku gjendeni, zonjushë?" Mbeta e shtangur. "Nuk e di, s'e di". E dija adresën, por nuk mund ta shqiptoja atë. "Nëntë, tre, katër...". duke ecur prapa, mora në thua dhe rashë afër Kyle-it. (vijon)

 

(Kosova Sot)