SI MOS TA TAKONI ISH-IN TUAJ ÇDO DITË

  • 23 October 2018 - 09:24
SI MOS TA TAKONI ISH-IN TUAJ ÇDO DITË

A kti i ndarjes me partnerin tuaj nuk është më i miri, por diçka që jua bën jetën edhe më të mjerueshme është nëse e takoni atë pothuajse ngado që silleni. Ja disa këshilla si mos ta takoni atë çdo ditë. Angazhoje veten Nëse e dini se do të kaloni një kohë të gjatë në të njëjtën ndërtesë me të, apo afër tij, atëherë provoni që ta mbani veten sa më shumë të zënë e të angazhuar, gjeni punë ku ai nuk përfshihet aty. Kjo jo vetëm se bën që koha të ecën më shpejt, por edhe do t'ia dilni ta shpërqendroni veten dhe nuk do të keni nevojë që të mendoni për ish-in tuaj thuajse është aty pas këndit. Mos e kërko Mundet të jetë ekstremist tensionuese kur e detyron veten që ta takosh sh të dashin tuaj krejt 'rastësisht'. Por, për të mirën tënde, mos e bëj këtë. Nuk do të jesh në gjendje në këtë mënyrë ta tejkalosh ndarjen dhe ende do të kesh ndjenja për të sa herë e vëren praninë e tij. Më së miri është të jesh e ftohtë me të, edhe nëse keni disa përgjegjësi të përbashkëta ditore. Rrini me miqtë Provoni që ta rrethoni veten me kolegë të mirë dhe miq, që kanë të njëjtat interesa sikurse ju dhe bëni gjithçka që mundet t'ju parandalojë nga bërja e gabimeve për t'u futur sa më shumë në kontakt me të.

(Kosova Sot)