Vjehrri më tha: “Largohu prej vajzës sime ose të largoj nga kjo botë”. Ikëm nga ai vend, por i lamë familjet në hasmëri mes veti dhe…

  • 12 November 2018 - 17:21
Vjehrri më tha: “Largohu prej vajzës sime ose të largoj nga kjo botë”. Ikëm nga ai vend, por i lamë familjet në hasmëri mes veti dhe…

Vjehrri me tha: “Largohu prej vajzës sime ose të largoj nga kjo botë”. Ikëm nga ai vend, por i lamë familjet në hasmëri mes veti dhe…

– Përshëndetje, dua që të ndaj me ju historinë time të dashurisë, e cila ka nisur në një moshë shumë të vogël … Gjithçka nisi nga një shkëndije, e cila krijoi një zjarr që nuk u shua, pavarësisht erërave të forta qe frynin. Ishte një shikim që më bëri të kuptoj se përse jetoj. Gjithçka filloi bukur dhe shumë shpejt na u rrit dashuria, filluam që të ishim bashkë në çdo cep të qyteti 24 orë çdo ditë. Kjo lumturi u prish shumë shpejt, kur babai i të dashurës sime mori vesh për ne. Kërcënimet filluan dhe jeta u bë shumë e vështirë që në moshën 15- vjeçare. Po filloja që të humbisja shumë gjera vetëm që të kisha në krah atë që desha. Nuk hoqa dorë për asnjë moment nga dashuria ime, por kjo më bëri të paguaj shtrenjtë. Pas kërcënimeve dhe dhunës psikologjike që më ushtrohej, unë vazhdova lidhjen deri në momentin kur babai i vajzës na zbuloi sërish që kishim lidhje. Ai u çmend dhe nuk la vend pa më kërkuar derisa një ditë më gjeti dhe këtë herë më kërcënoi me jetë, më tha dy fjalë; ‘o lëre çupën ti ose do të të largoj unë ty nga kjo botë’. Unë isha mjaft i vendosur, po ashtu edhe e dashura ime që sot është gruaja ime. Vazhduam akoma derisa mbushi 18 vjet dhe më pas vendosëm të ikim të dy nga Shqipëria. U larguam, por në Shqipëri kishim lënë familjet tona në hasmëri. Pas shumë kohësh, babai i vajzës na gjeti dhe na kërkoj që të flisnim dhe të bashkoheshim të gjithë të bënim gjithçka siç duhej. Pas shumë bisedimeve vendosëm që t’i bashkonim të tria familjet. Unë u bëra baba dhe vjehrri im gjysh, kjo qetësoi gjithçka. Tani jemi të bashkuar më fortë se kurrë dhe flaka e dashurisë tonë nuk u fik kurrë, për asnjë moment. Nëse e do dikë bën gjithçka që të jesh me të, më beso.

 

(Kosova Sot)