Ia tregova gjithë historinë e jetës sime dhe më pranoi, edhe pse nuk isha e virgjër, më ndihmoi t’i tregoj familjes dhe tash jam shumë…

  • 12 November 2018 - 21:13
Ia tregova gjithë historinë e jetës sime dhe më pranoi, edhe pse nuk isha e virgjër, më ndihmoi t’i tregoj familjes dhe tash jam shumë…

Ia tregova gjithë historinë e jetës sime dhe më pranoi, edhe pse nuk isha e virgjër, më ndihmoi t’i tregoj familjes dhe tash jam shumë… – Përshëndetje, jam një vajzë 24 vjeçe, dua të tregoj historinë time dhe besoj do të jetë mësim për vajzat e tjera. Kur isha 17 vjeçe njoftova 1 djalë në bazë të shoqërisë sime. Në fillim ishim si shokë,por  pas një kohe filluam lidhjen. Kaluam një kohë të gjatë, fillova të dyshoj se diçka nuk është në rregull me të. Pas një kohe fillova të pyes më detajisht për të dhe zbulova se ishte i martuar, por për mua ishte bërë shumë vonë, sepse kisha humbur gjënë më të çmueshme. Mendoja tek vetja dhe unë doja te ndahesha nga ai, por ai filloi të më kërcënonte. Unë nuk doja që familja ime të përfshihej në telashe, kisha frikë dhe kështu rrija me të, ndonjëherë me zor, ndonjëherë dhe nga që isha dashuruar me të, nuk mundesha as të vendos për jetën time, pasi ai s’më linte. Ndërruam qytet me familjen, kështu që nuk shiheshim me të, po prapë ai më gjeti se ku ndodhesha me shtëpi. Pata njohur një djalë dhe unë ia shpjegova gjithë jetën time, çka kam bërë dhe çka më ka ndodhur dhe ai më tha se unë nuk dot lejoj askënd të të lëndoj dhe më pranoi ashtu si jam, sepse e kishte parë që kam gabuar dhe unë e pranoja gabimin tim. Më këshillonte si t’i tregoj familjes time dhe më tha unë do të të ndihmoj për çdo gjë dhe asnjëherë nuk besoja se do të më besoj dikush dhe do të më ndihmoj familja ime. E kuptoi të tërën çfarë kam bërë dhe më përkrahu, bashkë me këtë djalin qe kam njoftuar tash unë jam me këtë dhe jam shumë e lumtur me të..Ju kisha lutur vajzave mos të bëjnë gabimin që bëra unë familja është mbi gjithçka çfarëdo që ke bërë në jetë edhe nëse të qortojnë ata prapë do të ndihmojnë dhe gjejeni personin e duhur si shoqe, si shok që do të jetë në gjendje t’ju kuptoj dhe t’ju tregoj çfarë duhet bërë.

 

(Kosova Sot)