Ngjarje e vërtetë:A ka shpresë për ne? (4)

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 15:12
Ngjarje e vërtetë:A ka shpresë për ne? (4)

- O Zot! Po ti je çmendur krejtësisht. Kur ke planifikuar të ma thuash këtë - kam pyetur përfundimisht. - Më vjen keq, unë nuk e di çfarë të bëj - po fliste sikur fëmijë, e unë kam luftuar me neveri dhe keqardhje njëkohësisht. Kam kapur kohën nga frika se do të çmendem. - Fëmijët dhe unë nesër bartemi nga banesa, do të flas me prindërit. Këtu më nuk rri asnjë ditë të vetme! Ti na ke rrezikuar, familjen tënde, përse? Që të mund të lavdërohesh me teknikën më moderne dhe copat e nënshkruara. Për kë Met, pyetem se për kë? Mos vallë është me rëndësi se çfarë do të thonë të tjerët? - Të lutem mos - bërtiti.

Është tepër vonë Met! - Ke të drejtë, krejt çfarë thua është e vërtetë. Kur jam futur në borxhe më nuk kam dashur të luaj bixhoz, por nuk kam pasur rrugëdalje. Me siguri do të duhet ta shes banesën - më shikoi i pikëlluar. Më nuk hamendur asnjë moment, kam filluar t'i parkoj gjërat duke mos dashur ta pres të nesërmen në këtë banesë. - Më vjen keq, do të përmirësoj të gjitha bashkë. Kam vënë banesën në shpallje - po tentonte të më prekte në krah që unë nuk e kam lejuar. Me befasi e kam shikuar atë.

 Të dua, më fal të lutem që jam kaq i lig, më vjen keq që të kam goditur dhe që kam shkaktuar gjithë këtë - e kishte fshehur fytyrën në duart e tij të forta. Më e keqja nga e gjithë kjo ishte se e dija që vërtetë më dashuron. Edhe unë fillova të qaja. - Për fat të keq, kjo është e tepërt për mua - mora frymë thellë, unë para së gjithash jam nënë dhe siguria e fëmijëve të mi është në rend të parë. Shpresoj se nga e gjithë kjo do të nxirresh shëndosh e mirë. Ai vetëm uli kokën. Ashtu si edhe thashë, deri pasdite jam bartur nga banesa dhe shkova te prindërit. Meti deri në mbrëmje ka thirr disa herë me shpresën se do të bisedoj me të, por nuk kam mundur të lajmërohem. Nëna ime i kishte thënë se kam nevojë për hapësirë dhe se nuk dua t'ia di për të.

Meti kishte kuptuar, nuk ishte lajmëruar. Kishte respektuar dëshirën time, megjithëse po vdiste nga pikëllimi për fëmijët. E kam ditur këtë sepse i donte shumë. Më pas, një pasdite u shfaq sepse dëshironte t'i shihte. Nuk ndihesha mirë kur e kam parë ashtu të zbehur dhe t dështuar. E kam ditur se ai po vuante shumë, por nuk kam mundur t'i ndihmoj. - Çfarë dëshiron - e kam pyetur më ashpër se sa që desha. - Erdha që të përshëndetem me juve - më tha. Kam heshtur megjithëse po digjesha nga dëshira që ta di se ku po shkonte. - Po shkoj te tezja në Nju-Jork, më ka ftuar - buzëqeshi, më ka thënë se do të më gjente punë.

Pra po ik - e pyeta me kujdes, e ai buzëqeshi. - Po, këtu i kam në thembra. Kam shitur banesën, por kjo nuk ju mjafton - tërhoqi dorën në flokë. - Ndoshta është më mirë që për këtë të mos më flasësh - thash ashtu. - Ke të drejtë, të lutem vetëm që ditën e sotshme ta kaloj me vajzat, kush e di se kur do t'i shoh përsëri - më shikoi me pikëllim teksa lotët po i rridhnin. Edhe vetë kam ndjerë lotin në sy, por nuk mund t'ia falja për ato q kishte bërë. - A jemi të sigurt nga fajdexhinjtë - e pyeta, e ai e uli kokën. - Ti e di se të dua - më shikoi, e unë me krenari ktheva kokën anash. Nuk insistoi më. - Vajzat janë tuat sot, por vetëm këtu afër. Nuk dua të rrezikoj - thashë me vendosmëri. U pajtua me mua dhe kemi kaluar ditën sikurse një familje e lumtur, me të kaluar të lumtur dhe të ardhme të pikëlluar. (vijon)

(Kosova Sot Online)