Ngjarje e vërtetë:A ka shpresë për ne? (5)

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 15:53
Ngjarje e vërtetë:A ka shpresë për ne? (5)

- Ai dyshoi se kemi mundësi të vijmë - i thashë derisa po mendoja se ku të gjej të holla për biletat e aeroplanit. - Mos u brengos për të holla, unë përkujdesem për biletat, vetëm eja - buzëqeshi lezetshëm. - Më duhet të mendoj, organizohem … - i thashë duke bërë naze. - Në rregull shpirt, mendo dhe më lajmëro. Do të ishte shumë mirë për të gjithë nëse vjen - theksoi ai. Edhe pse nuk kam kuptuar pse do të ishte kaq mirë të shkoja, po mendoja. Meti ka thirrur pas vizitës së tij dhe ka pyetur se për çfarë kemi biseduar. Ishte disi i çuditshëm dhe qëndronte anash, edhe shumë shpejt kërkonte të fliste me vajzat.

Nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte, por ndieja diçka të çuditshme në zërin e tij. Nuk më ka pyetur nëse do të shkoj në martesë, por ndoshta edhe më mirë ishte kështu. E kam ditur se nuk po insiston në bisedë, dhe se ishte pajtuar me dënimin. Vitet po shkonin shpejt, kështu që është dashur të vendos nëse do të shkoj në martesë. Vendimin tim e ka lehtësuar babi i Metit, i cili ka dërguar biletat një javë më pas, pa marrë parasysh vendimin tim. Kjo më ka habitur. E kam ditur se ishte njeri i mirë, por të blinte bileta aeroplani për gruan dhe dy fëmijët e djalit, e unë ende nuk kisha vendosur?

E përse jo në Nju-Jork - po mendoja. Nuk do të më ofrohej një mundësi si kjo. Atëherë kam pranuar se jam e pikëlluar që Meti nuk na ka ftuar siç na ka premtuar. E vërteta ishte se dëshiroja fort ta takoja dhe të besoj se ka ndryshuar. Më mungonte, e më e keqja ishte se kisha filluar t'ia falja. Kam dashur të mbetem e lënduar dhe e pikëlluar. Në ditën e udhëtimit isha shumë e mallëngjyer. Babai im më ka dërguar deri në aeroport. - Kini kujdes - tha me lotët në sy. - Do të kemi - e shikova atë. - Mos lejoni t'ju lëndëzo ai - më tërhoqi vërejtjen. - Ashtu si ti nënë - pe pyeta, e ai e uli kokën. Kam parë turpin në sytë e tij. - Më vjen keq, edhe unë isha në ferr - tha plaku me flokun e thinjur. E pashë në sytë e tij se me të vërtetë i vinte keq dhe për të parën herë kam bashkëndier me të. Ishte ky një lehtësim pas shumë viteve. - Të dua baba - i thashë derisa u lakova për ta puthur. Isha e lumtur që pas gjithë këtyre viteve u pajtuam. E di se jeta është përplot me sfida dhe momente të vështira dhe njeriu bën më së miri atë që mundet. Sikurse dhe Meti, po mendoja.

E më pas më ra në mend se si dhe unë nuk isha krejtësisht e ndershme ndaj tij, nuk e kam mbështetur kur kishte nevojë për ndihmë. Isha si një mace dhe kam ngre dorë në të. Pas rrugës së gjatë, atje na priste tezja. Me veturën e saj na kishte sjellë deri shtëpia mahnitshme de na dërgoi në njërën prej dhomave. Vajzat mjaft mirë kishin duruar udhëtimin, megjithëse nuk e kishin të lehtë, e shumë shpejtë u futën në gjumë. Isha e pikëlluar kur e kuptova se Meti nuk na ka pritur, por nuk dëshiroja ta them këtë. Tezja e vjetër e me shije këtë e kishte dalluar në fytyrën time. - Mos u brengos e dashur, ke arritur me kohë. Meti do të lumturohet. Është paksa i zënë këtyre ditëve, por do të gjejë kohë - më tha duke buzëqeshur. - Kam ardhur në kohë, për çfarë - e pyeta e habitur. Nuk u përgjigj asgjë, e unë

(Kosova Sot Online)