Roman dashurie: A mund të të vardisem? (11)

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 15:46
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (11)

"Nuk mendon se Claire do të duhej ta kuptonte se do të mund të merrte vendim" e pyeti sikurse disa herë më herët. "Kjo është jeta e saj. Ta hajë dreqi Marc, kur do të ndalosh së luari Zotin"? Më vonë Lynn ka folur rreth gjendjes. E ka ditur se Lynn mendon për Anne. Në njëfarë mënyre, ai ka rregulluar jetën e saj. Por Zot, ai ka dashur vetëm ta mbrojë Anne-n! Por, as ajo nuk e kishte konsideruar të mirë ashtu si kishte vepruar. Çfarë do të thoshte Claire për krejt këtë? Kishte mbyllur sytë. Ta hajë dreqi, ishte dashur të mendonte në të kaluarën dhe i kishte ndihmuar Claire që të përmirësohej.

Claire ishte sjellë në gjumë derisa thoshte emrin e tij. Marc-u e kishte përqafuar fort. O Zot, me të vërtetë pas vdekjes së Anne nuk kishte guxuar të dashurohej në askënd, para së gjithash në Claire! Anne... e kishte njohur gjithë jetës. E ka ditur se edhe prindërit e tij presin martesën e tij. Anne kishte domethënie të madhe. Ishte kujdesur për të, por nuk e kishte dashur. Me të kurrë nuk e kishte atë ndjenjën e egër që Claire te ajo kishte ngritur. Kishte momente kur ishte sëmurë nga dëshira e Claire.

Përse nuk kënaqej me atë që femrat tjera i ofroheshin, femrat që me dëshirë shkonin në shtratin e tij? Dëshira e tij ndaj femrave ishte e fortë për nga natyra fizike. Kur Claire të përmirësohet dhe të shkojë nga ishulli do të zhduket për një kohë nga jeta e saj. Ndoshta do të udhëtojë dhe punojë gjithë vitin. Nuk do ta thërras dhe nuk do t'i dërgojë panorama. Jo, nuk guxonte ta dinte se ajo grua ishte më shumë se gjithçka tjetër. "Marc" pëshpëriti. "Këtu jam shpirt, fli"! I humbur kishte lozur me flokun e saj.

Çfarë nëse Lynn kishte të drejtë? Çfarë nëse Claire me të vërtetë e dashuron? Çfarë nëse ai ishte gjithçka që i nevojitej asaj për të qenë e lumtur? Menjëherë i ishte kujtuar shprehja nga fytyra e Claire dhe kur i kishte thënë se Darlene ishte shtatzënë. Në sytë e saj kishte shkëlqim. Jo, nuk mund të kërkonte nga Claire që të heqë dorë nga fëmija. Kur të zhduket nga jeta e saj do ta njohë një mashkull dhe me të do ta përtërijë jetën dhe formojë familje. Ky mendim kishte bërë të veten që edhe Marc ishte në gjumë. Clarie ishte ulur në luhatëse në verandë dhe shikonte pulëbardhat që ishin grumbulluar sipër valëve. I pëlqente deti, kishte ndikim pozitiv te ajo.

Tash e dy javë ishte në ishull. Ishte e zemëruar dhe e pikëlluar, sepse kishte vdekur nëna e saj, e nuk kishte mundësi ta njihte. Por, e dinte se nuk kishte arsye që të hidhërohej. Ndoshta kjo ishte vetëm frika e saj dhe nevoja për mbrojtje, ose një preparat kundër dhimbjes. Vdekja e Lynin e kishte lidhur edhe më shumë me Marc-un. Kishte ndier se po e shikonte dhe sillej ndryshe. Çdo natë e përqafonte, derisa flinte. Nuk bënte asnjë pyetje derisa ishte në afërsinë e tij. Kishte shumë gjëra që dëshironte t'i dinte për nënës e saj. Kishte dhe shumë tjera për të biseduar me avokatin. Nuk mund të priste më shumë nga Darlene që të fliste për punën e saj, pa marrë parasysh sa e kujdessh

(Kosova Sot Online)