“Përbërësi” i fshehtë që e mban një lidhje gjallë

  • 10 February 2016 - 18:44
“Përbërësi” i fshehtë që e mban një lidhje gjallë

Ka një sërë “përbërësish” që e mbajnë një lidhje të gjallë.

Gjithmonë është thënë se këta përbërës janë dashuria, respekti dhe komunikimi. Por kohët kanë ndryshuar dhe këta përbërës tani nuk mjaftojnë. Është fakt që ne jetojmë në një kohë të shpejtuar të rrethuar nga teknologjia.

Të gjithë kemi një marrëdhënie me pajisjet tona teknologjike, sikur që kemi marrëdhënie më njerëzit e tjerë që na rrethojnë. Ka mbërritur në një pikë ku ne jetojmë në dy botë të ndryshme njëkohësisht. Kështu që, a mund të jetë përbërësi që mungon në një lidhje hapësira?

Në njëfarë niveli ne kemi më shumë hapësirë se sa duhet, me kokën ulur duke shikuar celularin, kështu që nuk bëhet fjalë për shtyrjen e prezencës së partnerit. Ka të bëjë më shumë me hapësirën personale, mundësinë që të jeni vetëm dhe të izoluar për pak kohë, transmeton lajmi.net.

Në këtë kohë, kur jemi të ngulfatur me informacion, hapësira e ‘asgjë-së’ po bëhet çdo herë e më e rëndësishme. Dhe kjo s’do të thotë të rrish pa bërë asgjë. Ka aspekte të asgjë-së që janë shumë proactive. Ato quhen meditime, ku njerëzit ulen dhe e lejojnë veten të reflektojnë në një nivel më të thellë.

Në një botë ku inovacioni, idetë, materializmi dhe popullata po dalin jashtë proporcioneve, një gjë që mungon ështe hapësira. Hapësira e të qenit, hapësira për të lënë gjithçka që po ndodh përreth të fiksohet në tru. Dhe çiftet që e nderojnë këtë hapësirë janë çiftet që e kanë futur edhe përbërësin e duhur në lidhjen e tyre, dhe ajo do zgjasë shumë.