Shtatë gjëra interesante rreth flirtit

  • 10 February 2016 - 22:12
Shtatë gjëra interesante rreth flirtit

Ndoshta sapo keni filluar që ta kërkoni shpirtin tuaj binjak dhe ju mungojnë aftësitë e flirtit, apo doni që të mësoni ca gjëra të reja? Atëherë lexojeni tekstin në vazhdim

1. Ekzistojnë pesë lloje të flirtit

Njëra ndër gjërat më interesante rreth flirtit, ka të bëjë me faktin se ekzistojnë pesë lloje të tij, nëse nuk e keni ditur. Këtë e thonë ekspertët e Universitetit të Kanzasit. Ato lloje janë: flirti fizik, tradicional, i sinqertë, i sjellshëm dhe lozonjar. Studimi i ekspertëve tregon se, edhe pse 25% e flirtit është lozonjar, 30% e tij ka për qëllim që ta joshë partnerin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

2. Kur i jep vetes rëndësi të madhe

Edhe pse ka shumë njerëz, të cilët thonë se sjellja me “mendjemadhësi” e dëbon partnerin, ka shumë studime të cilat tregojnë se kjo teknikë me të vërtetë bën punë. Pra, teknika kur vetes i jep rëndësi më të madhe, kur e luan të rëndësishmin. Por, duhet gjetur një balancë.

3. Kontakti me sy është domosdoshmëri

A e dini se kontakti me sy mund t’ju bëjë më atraktiv? Ky nuk është vetëm një sinjal i rëndësishëm se jeni të interesuar, por mund t’ju bëjë edhe më atraktiv. Ka edhe studime që thonë se, nëse një person të panjohur e shikoni për dy minuta, pa e ulur shikimin, krijohet një ndjenjë e rritur e dashurisë pasionuese.

4. Zëri juaj

Aktualisht, mënyra se si flisni kur jeni duke bërë flirt, është një tregues i madh i interesimit tuaj. Është evidente se meshkujt nuk janë tepër të zottë kur kërkohet nga ta që të flasin me zë seksi, ku femrat kanë më shumë përparësi. Nëse një person është i interesuar, atëherë ai tenton që të flasë “rrjedhshëm dhe shpejt”, e nëse nuk është i interesuar, atëherë do të flasë me hezitim dhe ngurrim.

Image

5. Prekja është domosdoshmëri

Studimet kanë treguar se ekzistojnë këto lloje të prekjes: miqësore (një e rrahur e shpatullave), prekja e mohimit bindës (prekja në parakrah, rreth supit, apo belit) dhe nuklear (prekja e fytyrës). Është evidente se prekja më efektive kur bën flirt, është prekja nukleare, prandaj aplikojeni kur e dini se nuk do të shkaktoni frikë.

6. Si e mbani kokën

Studimet e bëra nga shkencëtarët e Universitetit në Njukesëll të Australisë, kanë treguar se femrat janë më tërheqëset kur e lakojnë lehtazi kokën përpara, me ç’rast iu duhet që, derisa shikojnë, t’i ngritin sytë lartë. Kjo rezulton me një pamje më femërore. Por, që meshkujt të duken më burrërorë, duhet ta ngrehin paksa kokën lart dhe të shikojnë disi kah hunda e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

7. Fuqia e ngjyrës së kuqe

Është evidente se ngjyra e kuqe është ngjyrë e fuqisë dhe besimit dhe, pa dyshim, do t’i bëjë të gjithë sytë të kthehen kah ju, kudo që të shkoni.

Duhet ta dini se flirti e ka një masë të caktuar, një kufi të cilin nuk guxoni ta kaloni. Nëse dikujt i pengon sjellja juaj flirtuese, atëherë mund të keni problem edhe me ligjin. Aspak romantike, apo jo? Prandaj, çdo gjë në masën e vet.

(Kosova Sot)