Shenjat që tregojnë se ish i dashuri tanimë ju ka harruar

  • 03 May 2016 - 10:45
Shenjat që tregojnë se ish i dashuri tanimë ju ka harruar

Ndarjet dinë të jenë të vështira dhe të shkaktojnë dhembje, sidomos nëse vazhdoni ta doni personin me të cilin jeni ndarë. Por, në anën tjetër, më mirë është që ta dini nëse ai nuk është më i interesuar për ju, që të mos e çoni kot kohën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. E ndërron numrin

Njëra ndër shenjat më të sigurta se ish i dashuri juaj tanimë e ka mbijetuar ndarjen me ju është nëse ai e ndërron numrin e telefonit, pa ta bërë me dije këtë. Kjo d.m.th. se ai më nuk dëshiron që të jetë në kontakt me ju.

A New Number

2. E ndërron vendqëndrimin

Kjo nuk d.m.th. se ai shkon për të jetuar diku tjetër, por fillon që të rrijë në vende, lokale të tjera. Për shembull, nëse ju dy e kishit zakon të takoheshit në ndonjë kafene, apo restorant të caktuar, ai tani i eviton ato vende dhe rri gjetiu.

A Change of Location

3. Zvogëlimi i komunikimit

Nuk është e thënë që pas ndarjes ta ndërpritni çdo formë të komunikimit. Por, nëse ish i dashuri juaj fillon t’i rrallojë drasitikisht mesazhet drejtuar juve, kjo mund të thotë se ai është duke u munduar që ta gjejë fatin diku tjetër.

Less Texting

4. Bllokimi në rrjetet sociale

Nëse edhe pas ndarjes vazhdoni që të mbeteni miq në FB, por ai fillon që t’i bëjë të padukshme postimet e tij për ju, atëherë kjo d.m.th. se ai mundohet të ndahet nga ju në çdo aspekt. Ai mundet edhe t’ju fshijë nga lista e miqve, apo të mos ju përcjellë më.

No Emails

5. Kurrë nuk gjendet në shtëpi

Njerëzit që ndahen, apo thënë më mirë ata që tentojnë ta harrojnë dikë fillojnë që të dalin më shpesh. Shkojnë në pushime, apo thjesht dalin më shumë me miqtë. Kjo është një shenjë se ai nuk e ka ndërmend të kthehet te ju, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

He's Never Home

6. Hobit e rinj

Një shenjë tjetër e madhe, që çdo gjë ka marrë fund midis jush, është nëse ish i dashuri juaj fillon që të merret me hobi të tjerë. Të gjithë ata që janë ndarë e dinë se sa rëndësi ka që të kyçesh në aktivitete të reja.

New Hobbies

7. Rrobat e reja

Ka njerëz të cilët, derisa tentojnë t’i mbijetojnë ndarjet e dashurisë, kanë tendencë që ta ndryshojnë edhe veshjen, meqë edhe veshja e tyre ua rikujton ish të dashurën.

A ju kujtohet çka bëri Rory Gilmore pasi që u nda për herë të parë nga Dean?

New Clothes

8. Nuk ka flirt më

Edhe pse, në përgjithësi, nuk është ide e mirë, çiftet e sapondara kanë tendencë që të vazhdojnë të flirtojnë me njëri-tjetrin. Nëse ai, apo ajo, fillon që të tërhiqet nga kjo lojë, atëherë d.m.th. se ka vendosur definitivisht t’ju vendosë në të kaluarën. T’ju harrojë.

The Flirt is Gone

9. I thyen premtimet

Nëse ai ju kishte premtuar se do t’ju ndihmonte në disa gjëra edhe pasi që të ndaheshit, e më pas nuk i mban ato premtime, pa dhënë asnjë arsyetim, kjo është shenjë e qartë se për të më nuk keni rëndësi.

Breaks His Promise

10. Sillet keq

Ka djem të cilët sillen keq me ish të dashurat e tyre, prandaj nëse e shihni ish të dashurin në rrugë, e ai ju injoron, apo ju thotë ndonjë fjalë të rëndë, atëherë kjo d.m.th. se ai ka vendosur që të mos lidhet më me ju dhe ua bën me dije këtë në mënyrë të qartë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

He's Rude

11. Jua kërkon gjësendet që jua kishte dhënë

Nëse ju keni ende shpresa se do të bëheni bashkë përsëri, por ai fillon t’jua kërkojë gjësendet që jua kishte dhënë, atëherë më mirë e keni mos shpresoni më, por edhe ju kërkojeni fatin tuaj gjetiu.

He Asks for His Things Back

12. Shpreson se do të mbeteni miq

Nëse i dashuri juaj me gjakftohtësi ju thotë se do të preferonte që të mbeteshit vetëm miq, e që ju të dilni me njerëz të tjerë, atëherë kjo është shenjë e sigurt se ju për të më nuk keni rëndësi emocionale.

Pra, këto janë vetëm disa shenja të cilat duhet t’i vëreni te ish i dashuri, për ta kuptuar se nuk ia vlen të humbni kohë me të. Për fat, ka shumë djem e vajza të tjera, për të gjithë! 

Withdrawal

(Kosova Sot)