Shmangni këto vende për të bërë seks: cilësohen si të pista dhe të ndotura!

  • 05 May 2016 - 23:48
Shmangni këto vende për të bërë seks: cilësohen si të pista dhe të ndotura!

Kur ju mendoni për seks në vende interesante, kjo ju bën t ëmendoni për pasion dhe atmosferë të nxehtë, por fakti është se nga kjo mund të përhapen shumë rreziqe, duke përfshirë edhe bakteriet.

Fantazitë janë një gjë, ndërsa realiteti është një gjë tjetër. Kur ju mendoni rreth seksit në vende interesante, ju bie ndërmend vetëm pasioni dhe atmosfera e nxehtë, por duhet të keni kujdes mos ta teproni pasiqë këto fantazi mund të ju sjellin shumë rreziqe, duke përfshirë edhe bakteriet. Sipas hulumtimeve të mikrobiologëve, këto janë vendet më të pista ku ju mund të bëni seks. Shmanguni sa më shumë nga këto vende…

1. Tualeti në aeroplan

Herën tjetër që mendoni se do të jetë emocionuese për të bërë dashuri në ajër, mos harroni se mesatarisht gjatë një udhëtimi, 75 njerëz e përdorin tualetin dhe shumica prej tyre as nuk i lajnë duart. Rritja e bakterieve, duke përfshirë E.Coli, favorizon hapësirën e kufizuar.

2. Dhoma e zhveshjes në palestër

Ju ndoshta mund të jeni imagjinativ, por kjo hapësirë e ngrohtë dhe e lagësht është ideale për rritjen e e bakterieve si stafilokoket, streptokoket e të tjerë që do ju bëjnë ti harroni momentet pasionante.

3. Kinemaja

Vend ideal për të rinjtë dhe eksperimentuesit, që publiku nuk paraqet pengesë për ta. Por, para se të bëni ndonjë paralojë apo intimitet, ta keni parasysh se ulëset në kinema rrallë pastrohen, kështuqë keni kujdes.

4. Parqet dhe terreni sportiv

Keni kujdes sepse fëmijët kanë fshirë hundët, kanë prekur ulëset e parqeve me duar të pista, andaj duhet të jeni të kujdesshëm se infeksione të ndryshme mund të përhapen aty, madje edhe fecesi i qenve endacakë.

5. Plazhi

Të bëni dashuri në plazh nuk është edhe aq romantike sa duket në filma. Përveç kësaj, rrezikoni të merrni ndonjë skuqje, infeksion, si pasojë e fecesit të shpendëve dhe mbeturinave që njerëzit hedhin në rërë.

(Kosova Sot)