'Pacific Rim Uprising' mëton ta rrëzojë nga froni filmin 'Black Panther'

  • 23 March 2018 - 09:42
'Pacific Rim Uprising' mëton ta rrëzojë nga froni filmin 'Black Panther'

SYNON 22 MILIONË DERI NË 29 MILIONË DOLLARË KËTË FUNDJAVË

Steven S. DeKnight ka bashkëshkruar skenarin dhe e ka bërë regjinë e filmit "Pacific Rim Uprising" e raportohet se ka realizuar një buxhet prej 150 milionë dollarë 

Ruaju nga rruga "Black Panther", sepse "Pacific Rim Uprising" po përgatitet të sulmojë. Projekti i "Universal" dhe "Legendary", filmi me titull "Pacific Rim Uprising", vazhdimi i Guillermo del Toro nga viti 2013 "Pacific Rim", ka për qëllim që të fitojë midis 22 milionë deri në 29 milionë dollarë kur do të shfaqet në 3,700 lokacione në debutimin e tij vendor këtë fundjavë. Megjithëse do të ishte një debutim më i vogël se paraardhësi i tij, kjo do të mjaftonte që ta kalonte projektin e kompanisë "Marvel", filmin "Black Panther". Steven S. DeKnight ka bashkëshkruar skenarin dhe e ka bërë regjinë e filmit "Pacific Rim Uprising" , raportohet me një buxhet prej 150 milionë dollarë. 

John Boyega aktron si Jake Pentecost

Filmi origjinal, që sjell yjet si Idris Elba, Rinko Kikuchi, Charlie Day, Charlie Hunnam dhe Robert Kazinsky, në korrik të vitit 2013, kishte bërë 37 milionë dollarë. Kështu, në mbarë botën filmi kishte fituar 411 milionë, falë paraqitjes së mirë nëpër botë, sidomos në Kinë, ku vetëm atje kishte fituar 112 milionë dollarë, në krahasim me Amerikën ku kishte fituar 101.8 milionë. John Boyega aktron si Jake Pentecost, të birin e personazhit të Elba-s Stacker Pentecost, i cili e sakrifikon jetën e tij në filmin e parë. 

"Black Panther", një forcë e madhe në arkat filmike

Në kastë përfshihen edhe Scott Eastwood, Jing Tian, Cailee Spaeny, Kikuchi, Burn Gorman, Adria Arjona. Në ndërkohë, "Black Panther" e ka dëshmuar veten si një forcë e madhe në arkat filmike, por me sa duket përfundimisht po ngadalëson në vikendin e tij të gjashtë. Nëse filmi vazhdon me trajektoren e njëjtë, filmi me superheronj do të arrijë midis 15 milionë deri në 18 milionë. Fundjavën e fundit filmi kishte fituar 26.7 milionë, që ishte filmi i pestë për nga fitimet në të gjitha kohërat. 

(Kosova Sot)