Ndërron jetë aktorja e njohur kosovare Shirine Morina
Sot ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci.
“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)