Ndërron jetë poetja e njohur Lindita Ahmeti

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 15:17
Ndërron jetë poetja e njohur Lindita Ahmeti

Poetja Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga babai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, në Facebook.

 

 

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkroi Ahmeti në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkup, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Shkupit, ku u specializua në filologjinë klasike.

Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

(Kosova Sot Online)