AKU: Kujdes me ushqimet…

  • 24 May 2016 - 11:44
AKU: Kujdes me ushqimet…

Drejtoria Rajonale e AKU në bashkëpunim me zyrtarët e Seksionit të Krimit Ekonomik kanë bllokuar një sasi të madhe salami të llojit “Wudy AIA” për mungesë dokumentacioni gjurmueshmërie. Bllokimi u bë në subjektin: magazine frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.

Nga inspektimi rezultoi se në këtë subjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të gjurmueshmërisë për produktin sallam “Ëudy AIA” dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore. Si pasojë, u mor masa e bllokimit të sasisë 3.044 kg sallam të llojit “Wudy AIA” dhe gjobë administrative me vlerën e 100.000 lekëve të reja.

Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Granit Sokolaj, pohoi se sasia prej më tepër se 3 ton është zbuluar në një kompani që nuk ka ekzkluzivitetin e produkteve të kësja marke dhe dyshohet se është e kontrabanduar në territorin shqiptar, pasi nuk kishte as dokumentacionin shoqërues, nuk përmbante asnjë etiketim sipas standarteve të tregëtimit në Shqipëri, pra në shqip dhe origjina e mallit është e panjohur.

Konsumatorët shqiptarë duhet të sigurohen që të lexojnë me kujdes etiketat e produktit të mësipërm për të verifikuar se është tregëtuar në mënyrë legale në Shqipëri dhe të dallojnë rrjetin e përcaktuar të shpërndarjes së mallit para se ta blejnë atë.

(Kosova Sot)

13239938_999212473494401_6345820959114171199_n

13254329_999212476827734_7058009482312020484_n