'Independent': Kosova e pesta në botë që i ka kontribuar ISIS-it (Foto)

  • 24 May 2016 - 15:05
'Independent': Kosova e pesta në botë që i ka kontribuar ISIS-it (Foto)

Prestigjozja britanike “The Independent’ ka publikuar disa të dhëna për vendet në botë nga kanë shkuar më së shumti të luftojnë përkrahë grupit terrorist ISIS.

Sipas stastikave të kësaj gazete, Kosova renditet e pesta për vitin 2015 me 83 luftëtarë, që I kanë kontribuar shtetit islamik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shqipëria është e 7-ta me 46 luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri.

Në vendin e parë, sipas Independent, renditet Jordania me 315 persona që shkuan të luftonin krahë ISIS-it, ndërsa e dyta është Tunizia.

(Kosova Sot)