Skandali seksual i jetimores, nëna e 3 vajzave: S'më lejojnë të marr fëmijët

  • 25 May 2016 - 10:39
Skandali seksual i jetimores, nëna e 3 vajzave: S'më lejojnë të marr fëmijët

Natasha Bajrami, nëna e një prej vajzave të dhunuara në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, me lot në sy tregon se kërkon të marrë tre vajzat e saj nga ky institucion, por nuk ia lejojnë. E intervistuar nga televizioni lokal “Star Plus” gruaja tregon sesi vajzat po i përgjërohen për t’i larguar nga ai vend, por drejtuesit nuk ia lejojnë t’i marrë.

Nëna e tre vajzave shprehet se ka qenë e detyruar t’i dërgojë vajzat në këtë institucion, pasi në këmbim Ministria e Mirëqenies Sociale i kishte premtuar strehim. Por, pas skandalit të publikuar në këtë jetimore, ajo ka mbetur pas kangjellave të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, duke kërkuar me ngulm që vajzat e saj të rikthehen në gjirin familjar, edhe pse kushtet në të cilat ata jetojnë janë .

Natasha thotë se fëmijët e saj më mirë të jetojnë në skamje dhe kushte ekstreme sesa të dhunohen në ketë shtëpi fëmijësh. Prindërit dhe 12 fëmijët e tyre jetojnë në një barakë ku mungojnë edhe kushtet më minimale.

(Kosova Sot)