Aktpadi ndaj dy serbëve për masakrën e Rrezallës

  • 25 May 2016 - 12:14
Aktpadi ndaj dy serbëve për masakrën e Rrezallës

Familjarët e viktimave të masakrës së Rezallë kanë dorëzuar kallëzimin penale në Prokurorinë Speciale ndaj dy të personave - Lubisha Dikoviqit, që ishte komandat i Brigadës 37 të Motorizuar në Armatën Jugosllave, dhe Dejan Rangjelloviq, komandat i Batalionit të 2-të të kësaj Brigade, për vrasjen dhe masakrimin e 41 civile shqiptarë, më 2 prill të 1999.

Në emër të familjarëve ka folur Rrustem Rukolli, i cili ka thënë se nuk shpreson shumë se do të bëhet diçka.

Por, ai ka thënë se kërkon që të zbardhet e vërteta dhe kryesit e masakrës të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen për krimin e bërë.

(Kosova Sot)