Zaev: Vendimi i njëanshëm Gruevski-Ahmeti ka varrosur marrëveshjen e Përzhinos

  • 25 May 2016 - 13:32
Zaev: Vendimi i njëanshëm Gruevski-Ahmeti ka varrosur marrëveshjen e Përzhinos

Tv Telma citon kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, të ketë thënë se marrëveshja e Përzhinos është e varrosur, për shkak të sjelljes së një vendimi të njëanshëm të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për Zaevin, marrëveshja është e vdekur, pasi që hallka më serioze e saj është organizimi i qeverisë për të përgatitur mbajtjen e zgjedhjeve, ndërkaq marrëveshja është zbukuruar me vendimin e njënashëm të të dy liderëve për zgjedhje.

(Kosova Sot)