Suedia refuzon apelin e Assange për mosarrestim

  • 26 May 2016 - 10:05
Suedia refuzon apelin e Assange për mosarrestim

Gjykata e Stokholmit e refuzoi apelin e Assange, i cili akuzohet për ngacmin seksual, për anulimin e vendimit për arrestimin e tij.

Në deklaratën në faqen zyrtare të internetit të gjykatës, njoftohet se vazhdon akuza e tij si i dyshuar për ngacmim seksual dhe se është refuzuar apeli për anulimin e vendimit për arrestim.

Në qershor të vitit 2012, përderisa ishte në Angli, Assange ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit pas vendimit për kthimin e tij në Suedi. Në rast se ai del nga ndërtesa e ambasadës, pritet që të arrestohet dhe të kthehet në Suedi me arsyetimin se i ka shkelur kushtet e lirimit.

(Kosova Sot)